E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirat ndotin ujin e pijshëm në burim

Berat

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë risjellë problemin e ujit të ndotur në qytetin e Beratit. Burime pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në qytet pohojnë se uji është fizikisht i ndotur dhe nuk rekomandohet për t’u konsumuar. Ndërkohë mësohet se ndotja e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit të shpërndarjes së ujit dhe nis që në burimin e Bogovës. Kjo pohohet nga drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Beratit, Fatmir Shehu, i cili sqaron se gjendja është alarmante dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt në rrjetin tejet të amortizuar. Sipas kreut të Ujësjellësit, ndotja e ka burimin në Bogovë dhe sipas tij, situata është krijuar edhe për shkak të firmave private që punojnë pa kriter në nxjerrjen e pllakave të gurit dekorativ atje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›