Rrëshqet përsëri toka në rrugën e Currilave
Durrës
Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përsëri rrëshqitje në zonën kodrinore të qytetit të Durrësit. Ndërkohë në periferi dhe fshatra, shumë familje kanë përjetuar sërish izolimin nga uji dhe vërshimin e tij brenda shtëpive. Si pasojë e rrëshqitjes së dherave është bllokuar përkohësisht aksi rrugor që lidh qytetin me Currilat, në aksin ku ngrihet dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”. Mjetet dhe punonjës të ndërmarrjes së bashkisë kanë punuar për largimin e dherave nga rruga dhe rikthimin në normalitet të trafikut. Rrëshqitjet e vazhdueshme të dherave, si rezultat i shpyllëzimit masiv të kodrës dhe ndërtimeve pa kriter, kanë kthyer në emergjente situatën në këtë pjesë të qytetit bregdetar.
#