Dherat bllokojnë linjën hekurudhore dhe rrugën
Fier
Linja hekurudhore Fier–Tiranë bllokohet për herë të dytë brenda pak javësh. Lëvizja në rrugën e hekurt është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së tokës në territorin e Komunës së Libofshës. Zyrtarë të Drejtorisë së Hekurudhës për Qarkun e Fierit thonë se sasi të mëdha dherash kanë rënë në dy zona të Komunës së Libofshës, në fshatrat Vanaj dhe Rrethlibofshë. Për shkak të rrëshqitjes së tokës në këto dy fshatra është dëmtuar edhe rruga automobilistike, e cila është bërë e pakalueshme, si dhe është dëmtuar një pjesë e varrezave publike. Kryetari i Komunës së Libofshës, Nikolla Zaka, ka kërkuar ndihmë nga autoritetet shtetërore për të normalizuar situatën.
#