Ruçi: “Hetim pa kushte zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste i ka shpalosur dhe një herë para presidentit Bamir Topi qëndrimet e saj për zgjidhjen e krizës në vend. Qëndrimet u shprehën nga Edi Rama, i shoqëruar në takim nga Gramoz Ruçi, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ruçi ka bërë publike dhe për mediat diskutimet e tryezës së djeshme. “Objekti i takimit ishin vazhdimi i vendosjes së dialogut të zhvilluar më parë. Në këtë takim z.Rama i paraqiti edhe një herë Presidentit, që Partia Socialiste është e vendosur për të zbatuar rezolutën e KE-së dhe veçanërisht pikën 7, e cila kërkon 3 gjëra: e para, komisionin hetimor në përputhje me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e dyta, kthimin e opozitës në Parlament. Pra ajo që ne i ritheksuam Presidentit është që Partia Socialiste shpreh gjithë vullnetin e saj politik për të zbatuar këtë pikë të rezolutës së KiE, për të zbatuar këtë pikë, sipas kërkesave të rezolutës së KiE, sipas nenit 77 të paragrafit të 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe sipas pikës 4 të interpretimit që i ka bërë gjykata e Republikës së Shqipërisë objektit të hetimit të komisioneve hetimore. Ky është pozicioni i Partisë Socialiste që e ritheksoj”, - tha Ruçi. Ai sqaroi se në tryezë nuk kishte propozime konkrete nga ana e Topit. Për sa i përket gatishmërisë së mazhorancës për komision hetimor ai pohoi se një komision hetimor ka modalitetet e paraqitura nga ligji për komisionet hetimore, ashtu sikurse komisionet hetimore është një e drejtë kushtetuese e opozitës e sanksionuar në Kushtetutë dhe sështë dakordësia apo kundërshtia e mazhorancës për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore. “Problemi këtu është tek objekti i hetimit, i cili ka qenë objekt interpretimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet me të drejtë nga rezoluta e KE-së. Partia Socialiste edhe një herë shpalosi te Presidenti që ne jemi tërësisht dakord me atë interpretim që i ka bërë Gjykata Kushtetuese nenit 77, paragrafit të dytë për objektin dhe qëllimin e hetimit”, - theksoi ai. Ruçi tha se nuk ka asnjë tërheqje nga Partia Socialiste që hetimit ti vihen kufizime, sepse në qoftë se do ti viheshin kufizime, atëherë nuk kemi hetim. “Objekti i hetimit është i përcaktuar qartë, qëllimi i hetimit është i përcaktuar qartë në nenin e Kushtetutës dhe në interpretimin që i ka bërë pika 4 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010