E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Kodi i jep hakun kujtdo

 

Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi tha dje, se Kodi i ri Zgjedhor do të lehtësojë për votuesit procesin e zgjedhjes së partive. Sipas tij "me këtë Kod shqiptarët do ta kenë shumë më të thjeshtë zgjedhjen e tyre politike nga sa është bërë deri më sot. Me këtë Kod, shqiptarët do të jenë qartësisht të përfaqësuar në vendimmarrjen e shtetit. Me këtë Kod, të gjitha partitë do të marrin hakun që i takon. Me këtë kod, nuk do të ketë më kandidatë për deputetë pagatorë votash, por kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë një alternativë politike. Në këtë kuptim, Kodi i ri Zgjedhor që presim të miratojmë është një risi", tha Ruçi. Sipas tij "suksesi i reformës politike, përcaktohet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi i partive politike rreth nevojës për ndryshim të këtij sistemi të kalbur. Të dyja forcat politike kryesore të vendit, e patën vullnetin e domosdoshëm për t'u rreshtuar në krah të nevojës për të ndryshuar këtë gjendje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›