Ruçi: Strukturimi, PD-ja po kopjon PS-në
TIRANË- Kryetari i Asamblesë Kombëtare i Socialistëve, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Fierit, ka deklaruar se PD-ja po kopjon socialistët sa i përket mënyrës së funksionimit dhe strukturimit të partisë. “Ata po na kopjojnë dhe ky do të jetë fati i tyre, sepse së shpejti do të na kopjojnë edhe për faktin e të qenuritnë opozitë, ku do të kalojnë shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme”, - tha dje Ruci. Takimi me strukturat e PS-së u mbajt me praninë e kreut të bashkisë Fier, deputetëve Albert Caci, Rajmonda Stefa, Kastriot Islami,Blendi Klosi dhe shumë eksponentë të tjerë të PS-së. Prej kohësh, Partia Socialste ka filluar takimet me bazën. Në njërën anë është kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili përmes “Dialogut me Shqipërinë” po prek çdo cep të Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, janë shpërndarë edhe anëtarët e kryesisë në çdo degë të PS-së, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar.