Ruçi: Venecia u shpreh një herë pro pakicës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi pak ditë më parë se PS është e qartë, kërkon të investigojë zgjedhjet në gjithë dokumentacionin zgjedhor. “Sipas ligjeve të shtetit, bëhet. është diskutuar prej kohësh ka apo jo ligj. Kushtetua është e qartë, është diskutuar se Berisha ka bërë ofertë nëse e interpreton Komisioni i Venecias. Janë mashtrime publike. Kushtetuta thotë qartë se kush e ka të drejtën, Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar qartë këtë çështje. Nuk jemi kundër këtij. Kur është miratuar neni kushtetues dhe ligji organik, Komisioni i Venecias e ka bërë interpretimin përkatës, asnjë gazetar nuk e ka kapur”, u shpreh Ruçi. Po bëj publike, tha ai, që Komisioni i Venecias, për objektin e hetimit, e ka bërë raportin. “Kam raport të Komisionit të Venecias për komisionet hetimore në këtë vend, me kërkesë nga Shqipëria, kur ka interpretuar çështjen e ligjit organik për komisionet hetimore. 7 qershor 2001 e ka bërë interpretimin Komisioni i Venecias”, theksoi Ruçi. Neni përkatës, citoi ai opinionin e Venecias, është marrë nga Kushtetuta gjermane. “Komisioni i Venecias, dhe konkretisht dy relatorët ku njëri është gjerman, thotë se Gjykata Kushtetuese gjermane ka interpretuar të njëjtin nen që ka Gjermania, duke përcaktuar se i takon pakicës të kërkojë provat dhe të ketë të drejtën për ngritjen e komisionit, pa këto garanci e drejta e pakicës për ngritjen e komisionit hetimor do ta bënte të pakuptimtë për çështjen e rëndësishme kontrollin mbi veprimtarinë”, u shpreh Ruçi. Shqyrtimi i objektit të hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar në Komisionin e Venecias ishte një sugjerim i bërë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Delegacioni që vizitoi Shqipërinë sugjeroi që palët t’i drejtoheshin Venecias për të zgjidhur ngërçin mbi hapjen ose jo të kutive.
#