Ruli: Reduktimi i kufizimeve do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme
Deputetët e opozitës gjatë 60 minutat të seancës së djeshme plenare që zakonisht i kushtohen çështje që nuk janë përcaktyuar në rendin e ditës, kanë shprehur dje shqetësimin për oraret e gjata të kufizimit të energjisë elektrike. Kështu nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Brace dhe deputeti Marko Bello kanë deklaruar se situata energjitike “është katastrofike dhe se mungesat e energjisë elektrike po kapërcejnë kufijtë”, duke shtuar se edhe fondet e Kuvendit të Shqipërisë janë avulluar si pasojë e shpenzimeve pa fre të administratës. Deputeti Braçe ndërkaq ka kërkuar shpjegime për mosfurnizimin e shqiptarëve me energji në një kohe kur sipas tij hidrocentralet e Fierzës e Komanit ndodhen në parametrat më optimale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Energjitikes, Genc Ruli, i cili gjatë replikës së tij deklaroi se furnizimi i popullates me energji elektrike po bëhet si në çdo muaj dhjetor normal. Ministri i Energjiitikës ka bërë të ditur gjithashtu se edhe niveli i arkëtimeve në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare ka ardhur duke u përmirësuar dhe se për rrjedhojë edhe reduktimi i kufizimeve ka nisur që para dy ditësh për të vijuar gradualisht edhe në ditët që do të vijnë. Lidhur me situatën energjitike është përgjigjur edhe vetë kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë të ditur se KESH-i ka marrë urdhër që të ulë kufizimet me energji elektrike dhe ka shtuar se situata është e përmirësuar në kushtet kur edhe digat janë mbushur nga reshjet e fundit.