Tragjedia e Bulqizës rikthen nekropolitikën si alternativë të parë të kryesocialistit Rama
Nekropolitika është rikthyer si një alternativë e parë në Partinë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, nuk ka mundur as ketë herë të lërë pa shfrytëzuar një tjetër ngjarje të trishtë nga minierat e Bulqizës, për të prodhuar politikë, për të folur për politikën e tij të re. Minatori 45-vjeçar, Samir Doga, babai i 3 fëmijëve i mbetur i plagosur rëndë dy ditë më parë pas shembjes së një pjese të galerisë, dha shpirt orët e vona të ditës së shtunë. Përmes një komunikate për shtyp, kreu i PS-së pasi shpreh ngushëllimet e Partia Socialiste për familjen e të ndjerit që ndërroi jetë në repartin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas plagëve të renda që kish marre dy ditë më parë gjatë punës në minierën e Bulqizes, akuzon në mënyrë direkte strukturat shtetërore si vrasëse të minatorit. “Ndjejmë hidhërim për të gjithe jetët e humbura që vriten nga dora e shtetit. Një dorë jo e shtrirë drejt njerëzve, por e shtrirë drejt korrupsionit. Partia Socialiste shpreh edhe njehere nevojën që ka vendi sot për një Politike të Re që sheh nga njerëzit, për të bërë të mundur mbylljen e kësaj serie të frikshme tragjedish në minierën e Bulqizës, në këtë shpellë të vdekjes, ku ata që hyne nuk e kanë të sigurt daljen” - thuhej ne njoftim. Me tej duke u bashkuar me dhimbjen e familjes se minatorit Sami Doga, Rama kujton duke tentuar që të miklojë opinionin publik jo vetëm tre jetimet që ai la pas, por edhe fëmijët e minatorëve të tjerë që kanë humbur jetën tragjikisht nëpër galeritë e minierës, të cilëve sipas tij edhe pse iu premtua ndihmë ekonomike nga shteti, vazhdojnë të vuajnë mizerjen ku i ka zhytur humbja e kryefamiljarit të shtëpisë.
Re.Po