E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet turi jeshil i Ramës, fermerët morën leksionet se si punohet toka

Enciklika e prezantuar nga kreu i socialistëve Edi Rama, në Bubullimë të Lushnjës pak ditë më parë dhe dje në Golem po të Lushnjës, duke e marrë si një koncept fetar këtë emërtim, besimtarët kristiane mund të ankohen me të drejtë se ai po keqpërdor në njëfarë mënyre, një emërtim të Atit tw Shenjtw, si një manifest për një botë më të mirë. Enciklika e Papës, u bën thirrje të gjithë besimtarëve kristianë që të ndjehen më afër zotit për një parim më aktiv ndaj besimit. Po ç’lidhje ka enciklika e Ramës dhe atë të Papës dhe pse lidershipi i PS-së e ka emërtuar pikërisht “enciklika”. Duke ndërmarrë një tur në disa rrethe të Shqipërisë me nocionin “Dialog me Shqipërinë”, ku më tepër është tallur me banorë e zonave rurale sesa u ka qarë hallin, Edvini ditët e fundit prezantoi enciklikën për bujqësinë madje duke ushtuar me bubullima, se doktrina që po prezantonte ai do të përmirësonte prodhimin bujqësor dhe do të rriste mirëqenien e banorëve në zonat rurale. Ndonëse jo të gjitha zonat të cilat u prekën nga turi dialog me Shqipërinë, u mashtruan nga ky propozim tallës i Edvinit, çdokush ka menduar se enciklika nuk ka lidhje me programet partiake, por mbi të gjitha është term që publikohet nga Papa i Romës, duke u apeluar të gjithë besimtarëve të besimit kristian në mënyrë që të marrin përgjegjësitë mbi vete dhe të angazhohen për të ardhmen e shoqërisë njerëzore. Kësisoj, enciklika e Edvinit, është kthyer si enciklika fetare që kërkon të thithë rreth vetes sa më shumë profetë dhe priftërinj katolikë sipas doktrinës, ndërsa ajo që rrjedh nga selia rozë ka si synim të rekrutojë sa më shumë admirues të Edvinit, sipas një doktrine tipike të vjetruar dhe të ndryshkur. Ndërsa pas prezantimit të enciklikës gjatë ditës së djeshme në Golem të Lushnjës, Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si një parodi të radhës që Rama po bën në të gjithë Shqipërinë. Nga selia blu zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, u shpreh dje se Rama shpalli Enciklikën për bujqësinë, por është me mëdyshje, se këtë emërtim ia ka dhënë nga injoranca apo është e qëllimshme. “Ne informojmë shqiptarët se enciklika sipas të gjithë fjalorëve dhe enciklopedive të botës, është letra pastorale që Papa u dërgon priftërinjve katolikë dhe besimtarëve të tij për çështje të doktrinës, moralit dhe çështjes sociale. Në liturgjinë e kishës ortodokse dhe asaj anglikane për këtë letër ka një term tjetër. I kërkojmë z. Rama të respektojë së paku normat më elementare”, tha Bogdani. Zëdhënësi i selisë blu reagoi edhe përsa i takon shprehjes që Rama u tha fermerëve sipas përmbajtjes së enciklikës së tij, se “ju sot eksportoni vetëm 1/6 e asaj që eksportohej në kohën e Enverit”. Duke kujtuar kohën e monizmit ku të gjitha prodhimet vendase eksportoheshin Bogdani vuri në dukje se “i kujtojmë zotit Rama, se vërtetë Enveri dhe Çaushesku eksportonin çdo prodhim bujqësor si ushqim për popujt e tjerë, por për vete kishim triska dhe tallona”. “Ne dyqanet ushqimore në 2/3 e vitit qytetarët shqiptare mund të blinin vetëm qepë dhe presh të thatë. Mbase, mollë vetëm për Vit të Ri ose në 5 Maj, kush kishte dëshmor në familje. Sot ato konsumojnë jo vetëm prodhimet e tyre, po prodhime nga e gjithë bota. Është e qartë që z. Rama po zhvillon doktrinën e ndryshkut dhe ofron vetëm alternativën e ndryshkur të së shkuarës”, deklaroi Bogdani.
PS dhe LSI aktivitete të ndara për mbledhjen e pemëve/Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar dje ceremoniale të ndryshme për të përkujtuar fillimin e sezonit të pyllëzimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ndërmori aksionin për mbjelljen e 1500 pemëve në zonën e Unazës së Re, duke synuar kështu rritjen e përmasës së gjelbër në këtë zonë. “Janë 1500 pemë që këtë vit, në këtë sezon të ri mbjelljesh i shtohen përmasës së gjelbër të kryeqytetit, e cila pa pikën e dyshimit duhet shtuar dhe forcuar edhe më shumë në vitet që vijnë”. Unë besoj se këto hapa sistematike të hedhur në rritjen e kësaj përmase të gjelbër shtojnë aftësitë e kryeqytetit për të përballuar dhe për të ekuilibruar zhvillimin në planet e tjera. Sigurisht që përsa i takon rritjes së përmasës së gjelbër në tërësi, në këtë vend ka ende shumë për të bërë në të gjithë territorin e atdheut tonë”- deklaroi Rama, pa bërë të qartë nëse këto aksione ceremoniale do të pasohen nga të tjera larg shfaqjeve butatofike por që tenton t’i rikthejnë sadopak kryeqytetit kurorën e gjelbër që e ka humbur si rrjedhojë e babëzisë së shesheve të ndërtimit. Nga ana tjetër po dje Lëvizja Socialiste për Integrim, në bashkëpunim me njësinë bashkiake nr. 9, nën moton “Një pemë për fëmijët tanë”, zhvilloi një aktivitet për shtimin e hapësirave të gjelbra në njësinë bashkiake nr.9. Banorë të kësaj njësie, dhe të rinj nga Lëvizja Rinore për Integrim në këtë zonë, mbollën rreth 300 fidanë të rinj, bliri, rrapi dhe akacie. Në këtë aktivitet ndodheshin edhe Kryetari i Njësisë Bashkiake nr.9, Armond Halebi, Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi, deputeti Ndre Legisi, të cilët janë dhe banorë të kësaj zone. Duke përshëndetur angazhimin qytetar në këtë iniciativë të rëndësishme për gjelbërimin e qytetit të Tiranës, kryetari i Minibashkisë nr.9, garantoi banorët se kjo iniciativë do të vazhdojë në të gjitha blloqet ku do të kushtohet një vëmendje shumë e madhe për mjediset e gjelbra nga ana e minibashkisë. Në këtë drejtim ai ftoi qytetarët të kontribuonin në këtë nismë kaq të rëndësishme në shtimin dhe ruajtjen e këtyre mjediseve të gjelbra, si një faktor i rëndësishëm që ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit. Ndërsa, Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi u shpreh se politika e LSI-së për shtimin e hapësirave të gjelbra, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjediseve ekzistuese, është gjithnjë një prioritet e politikave programore dhe vizionit të LSI. Zoti Axhemi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme konkrete që do të ndikojë dukshëm në zbukurimin e minibashkisë nr.9 dhe gjithë qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›