E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, presidenti Basesku fiton zgjedhjet



Presidenti rumun Traian Basesku siguron mandatin e dytë në këtë detyrë, pas fitores në balotazh me 50.37 për qind të votave. Rezultatet zyrtare u bënë publike pas numërimit në 99 për qind të votave. Basesku fitoi ndaj rivalit socialdemokrat të opozitës, Mircea Geoana. Pas mbylljes së qendrave të votimit, të dy kandidatët u shprehën për fitore. Sondazhet favorizonin me disa pikë avantazh opozitarin Geoana, por realisht triumfues doli Basesku, i cili fitoi me një epërsi të vogël edhe raundin e parë më 22 nëntor me 32,5 përqind të votave, ndërsa Xhoana, i cili udhëheq social demokratët e majtë mori 31,15 për qind.

Danimarkë
Samit historik i OKB-së për ndryshimet e klimës

Kombet e Bashkuara filluan dje në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, një samit për ndryshimet e klimës. Delegatët nga afro 200 vende do të diskutojnë gjatë dy javëve të samitit në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për t'u ballafaquar me ngrohjen globale. Premtime të reja për ujen e emetimeve nga SHBA-të, Kina dhe India dhe pjesëmarrja e mbi 100 udhëheqësve politikë më vonë gjatë konferencës i ka sjellë një tjetër dinamikë procesit. Tani shumë vetë presin që në kryeqytetin danez të arrihet një marrëveshje.

Rusi
Vendi në zi për viktimat e zjarrit

Në Rusi u mbajt një ditë zie për të kujtuar 112 personat që humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në fundjavë në një klub nate në qytetin Perm. Flamujt u vendosën në gjysmë shtizë, ndërsa në të gjithat kishat në Perm u zhvilluan shërbesa. Ditën e diel u zhvilluan ceremonitë e varrimit të viktimave të tjera. Pronari i klubit, disa menaxherë si edhe organizatori i fishekzjarrësve në ambjentet e klubit, fajësohen për zjarrin. Ata tani janë zyrtarisht të arrestuar. Presidenti Dimitri Medvedev ka thënë se personave përgjegjës u mungonte truri e ndërgjegjja.

8 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›