Rusi-Ukrainë, nënshkruhet marrëveshja për gazin
Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen për eksportin e gazit drejt Evropës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve, që po zgjasin për më shumë se dy javë. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kompanitë e naftës dhe gazit të së dy vendeve në prani të dy kryeministrave përkatës. 18 vende evropiane për dy javë nuk furnizoheshin me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit mes Kievit e Moskës. Kompania ukrainase “Naftogaz” tha se do duhen një ditë e gjysmë nga momenti i fillimit të furnizimit me gaz nga Rusia që gazi të mund të shkojë në vendet evropiane. Njoftimi për nënshkrimin e marrëveshjes u njoftua dy ditë më parë dhe u përshëndet edhe presidenca e Bashkimit Evropian, e cila gjithsesi u shpreh skeptike mbi këtë marrëveshje, duke qenë se Moska dhe Kievi nuk kanë arritur të vënë në fuqi marrëveshjet e tjera të nënshkruara gjatë këtij muaji.