E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, markatae vjetër konfliktii ri qeveri- bashki

TIRANE- Mbi 15 familjë që banojnë në godinën e ish-markatës së vjetër në rrugën Ali Demi në Tiranë rrezikojnë të mbeten pa strehë, pasi me një vendim të bashkisë së Tiranës, godina është projektuar për t’u kthyer në kopësht.

NEWS24 thonë se anëtarë të këtyre familjeve kanë vuajtur në burgjet e periudhës së diktaturës ose kanë qenë të internuar.

Për tu njohur me shqetësimin deputeti democrat Florion Mima zhvilloi sot në mesditë një takim me banorët,. Duke iu shprehur shqetësimin banorët kanë thënë se pavarësisht se jetojnë në kushtet të papërshtatshme nuk mund të largohen pasi nuk do kishin vend tjetër ku të vendosen.

Nga ana e tij deputeti demokrat Florion Mima i siguroi se askush nuk do ti nxjerrë jashtë, pasi godina do të futet në fondin e entit të banesave.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›