Turizëm pa krime, policia planifikon masat për sezonin
11/06/2009 Policia deklaron se do të mbulohet me efektivë vija bregdetare Kavajë, Durrës
Masa edhe për parandalimin e bllokimit të rrugëve, zonat që do të mbikëqyren
TIRANE- Mbarëvajtja e periudhës së pushimeve verore si dhe qetësia që duhet të karakterizojë zonat turistike gjatë këtyre 3 muajve, ka bërë që policia e shtetit të nxjerrë një varg masash për parandalimin e krimeve gjatë kohës kur të gjithë qytetarët pushojnë në vendet turistike. Plani i masave është bërë publik dje nga drejtuesit e policisë shqiptare, të cilët thanë se gjatë kësaj periudhe në zonat turistike ka një dyndje të madhe të popullsisë, ku në radhët e së cilës ndodhen edhe eksponentë kriminalë. Përveç parandalimit të tyre uniformat blu në planin e tyre, kanë edhe parandalimin e grabitjeve, aksidenteve, trafikut të madh që krijohet nga automjetet e të tjera masa që do të vihen në zbatim gjatë këtij sezoni turistik. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së shteti, këto masa vijnë nisur nga fakti se gjatë sezonit turistik veror, zona e bregdetit të Kavajës përballet me shtimin e madh të popullsisë, të cilët vijnë nga rrethet e tjera të vendit. Ndërkohë, ka një fluks të madh të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që vijnë nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas apo pikave të tjera kufitare, për të kaluar pushimet në bregdet dhe në zona të tjera turistike të qarkut të Tiranës. Po ashtu, ka një shtim të numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësi të trafikut. Me qëllim, për të krijuar kushte normale pushimi për shtetasit shqiptarë dhe turistët që do të frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës si në Golem, Spille e të tjera apo zonat turistike të qarkut të Tiranës, për sezonin turistik veror të vitit 2009, janë marrë masa në drejtim të parandalimit të veprimtarisë kriminale dhe rritjes së sigurisë në vendet e pushimit. Mësohet se ky plan zyrtarisht hyn në fuqi më 1 qershor dhe përfundon më 30 shtator 2009 dhe u është përcjellë për t’u vënë në zbatim të gjithave komisariateve të policisë së Tiranës, komisariatit rrugor si dhe komisariatit të policisë Kavajë.