E Diel, 1 Nëntor 2026

Driloni “hap dyert” për prostitutat, kapet një vajzë “10 mijë lekëshe”

11/06/2009  Hoteli i mbyllur disa herë

TIRANE- Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi ajo është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion me 10 000 lekë në një hotel, në të cilin dy muaj më parë policia ndaloi dy prostituta të tjera. Përkundër zërave se hoteli “Drilon” që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri” ishte mbyllur me urdhër të policisë, në të përgjatë dy muajve vazhdohej të ushtrohej prostitucion nga femra të ndryshme. Rasti konkret është ai i shtetas me inicialet M.T. nga Memaliaj, e cila dje është kapur nga agjentët e antitrafikëve duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt lekëve që ofronin klientët. Burimet policore thanë se kishin siguruar më parë në rrugë operative informacione se M.T, kryente aktivitetin e saj në ambientet e këtij hoteli. Kështu pas vëzhgimeve policia ndërmori një operacion, i cili përfundoi me arrestimin e gruas që kryente seks kundrejt parave. Ndaj saj u mor masa e arrestit për veprën penale të “Prostitucionit” dhe aktualisht materialet hetimore i kaluan Prokurorisë. M. T. është dënuar edhe njëherë për këtë vepër penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›