SHARK dhe Spring Nepravishta, në treg nga AGNA Group
“AGNA Group” prezanton në tregun shqiptar dy produkte të reja: Ujin Mineral Natyral “SPRING Nepravishta”, dhe pijen energjike “SHARK”.
“Agna Group” ka prezantuar se fundmi dy produkte të reja që iu shtuan portofolit të saj: “SPRING Nepravishta”, ujë i ri mineral natyral në kategorinë premium, një “bebe”, krijesë e “Agna Group”-it, dhe “SHARK”, pije energjike e njohur në të gjithë botën.
Këto produkte të reja janë shenjë e aftësisë për të sjellë produkte te reja dhe te pëlqyeshme per tregun ton, për të plotësuar në mënyrë strategjike portofolin, për të ndryshuar vazhdimisht pozicionin në treg me qëllim fitoren ndaj konkurrencës, sot dhe nesër.
“Një produkt i ri nënkupton zhvillim, pasionin tonë për gjëra të reja, elegancë profesionale, nënkupton maturinë e biznesit, kujdesin tonë ndaj konsumatorëve për t’u ofruar më të mirën, por edhe ndaj partnerëve që punojnë me ne”,- u shpreh z.Vasil Naçi, president i “Agna Group”, duke ju drejtuar stafit të shitjeve dhe përfaqësuesve ekskluziv nëpër rrethe.
“Spring Nepravishta” ofron për konsumatorin shqiptar një ujë të cilësisë premium, me dizenjim dhe koncept elegant. Me një cilësi të padiskutueshme dhe me kënaqësinë që ofron për syrin, “Spring Nepravishta” është një burim gjallërie dhe kënaqësie.
“Agna Group” ndjeu nevojën për të shtuar në portofolin e saj një ujë të cilësisë premium. “Nga kërkimet e tregut që kemi bërë me Agjensinë “OnTime Concept”, kuptuam se konsumatorët kanë një prirje të konsiderueshme për produkte të reja gjithmonë e më të pëlqyeshme e cilësore. Për më tepër, ata çmojnë shumë paketimin, dukjen, dizenjimin në një botë që lëviz me shpejtësi. Kjo bëhet edhe më e prekshme për kategorinë e ujërave. Vërejmë që ka prirje në rritje të konsumatorit për t’u kujdesur më shumë për produktet që konsumon, për origjinën, cilësinë, paketimin, shijen, raportin me shëndetin, të përdorurit me lehtësi etj.
Çdo fazë e krijimit të “Spring”, u shoqërua me përfshirjen e konsumatorëve në mënyrë periodike, duke filluar me testimin e ujit, testimin e shishes së zgjedhur për paketim, vendosjes së emrit si edhe dizenjimit të etiketës. Ndërkaq, në të gjithë procesin e prodhimit të produktit të ri “Spring Nepravishta”, u analizuan të gjitha produktet konkurrente.
“Spring Nepravishta” vjen si një risi për konsumatorin shqiptar në kategorinë e ujit pa gaz dhe kombinon cilësinë premium në përmbajtje dhe në pamje. Ai buron nga burimi i njohur i Nepravishtës dhe futet në shishe me teknologjinë më të përparuar dhe standardet më të larta të kontrollit të cilësisë në fabrikën e Glinës.
SHARK
“SHARK” njihet në të gjithë botën si e vetmja pije energjike që përmban kafeinë natyrale nga Guarana. Stimulon sistemin nervor duke rritur përqendrimin.
Është e vetmja pije energjike me shije të ëmbël. Në të ndjehet shija e frutave të pyllit si manaferra dhe boronica. Peshkaqeni (SHARK) - simbolizon forcë dhe shpejtësi, simbolizon efektin e produktit pas konsumit dhe personalitetin e konsumatorit
Vitamina B6 dhe B12 që “Shark” përmban, gjallërojnë trupin dhe rrisin qëndrueshmërinë.
Pse hodhëm në treg “SHARK”?
Vetë tregu kërkonte edhe një pije energjike tjetër, për të shmangur ekzistencën e një lojtari të vetëm në këtë kategori. Për më tepër “SHARK” sjell diçka që mungonte: “SHARK” është e vetmja pije energjike në botë me kafeinë natyrale.