E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Drucas diskuton çështjen e emrit

SHKUP-Kontesti greko-maqedonas rreth çështjes së emrit do të jetë njëra nga temat për të cilat zëvendës-shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas do të bisedojë në takimet, të cilat do ti realizojë gjatë vizitës së tij në SHBA. Drucas do të bisedojë edhe për marrëdhëniet greko-turke, bashkëpunimin mes Athinës dhe Uashingtonit, si dhe mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët grek. Ai sot fillimisht do të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, kurse pastaj edhe me zëvendës sekretarin e Shtetit, Xhejms Stajnberg, si dhe me disa senatorë dhe kongresmenë. Diplomati grek, nesër do të realizojë takime edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 4 shkurt do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›