E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, General Motors nuk i shet aksionet e Opel

Bordi drejtuesi i General Motors, pavarësisht vështirësive të mëdha financiare ka vendosur që të mos shesë aksionet e kompanisë së prodhimit të makinave Opel.
Ky vendim pritet që të zgjasë për disa kohë, por nuk dihet akoma limiti kohor.
Aksionet e Opel-it u përfol për shumë që do t'i shiteshin kompanisë kanadeze të prodhimit të makinerive industriale Magna.
Magna është një kompani e cila ka një sërë aksionerësh rus dhe pjesa më e madhe e bordit drejtuese janë nga vendi lindor. General Motors e konfirmoj këtë lajm ditën e martë në një mbledhje që u zhvillua në Detroit ku u takuan 13 pjestarët e bordit drejtues.
Pas mbledhjes u General Motors pohoi se ajo i ndërpriste tratativat më kompaninë kanadeze Magna, për arsye se pritej që fabrikat kryesore të Opelit të fillon një rikonstruksion të plotë me një fond që kapte shifrën e majme të 3 miliardë eurove.
Para 5 muajsh kompani General Motors u detyrua për shkak të krizës globale u detyrua që t'i shiste aksionet e kompanisë Hummer, e cila cilësohej një nga llojet e makinave më të forta në botë. Aksionet e Hummer-it iu shiten një kompanie kineze të specializuar për prodhimin e pajisjeve në prototipin e plastikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›