SHBA: Mirëpresim kthimin e PS-së në Parlament
02/03/2010 Reagimi i ndërkombëtarëve për lëvizjet e opozitës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret kthimin e Partisë Socialiste në Parlament. Në një deklaratë për mediat, SHBA-ja deklaron: “Ne mirëpresim kthimin e Partisë Socialiste në Parlament si një hap pozitiv për zgjidhjen e impasit politik në Shqipëri. Shpresojmë se do të shërbejë si një element kyç për të sjellë kthimin e përhershëm të PS-së në Parlament. Nxisim të gjitha palët të vazhdojnë dialogun me qëllim zgjidhjen e ngërçit dhe përshëndesim rolin e Presidentit Topi në çuarjen përpara të dialogut. Një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësojë që palët të përqendrohen në axhendën euroatlantike të Shqipërisë”. Ndërkombëtarët, përmes përfaqësuesve të akredituar në vendin tonë, në mënyrë të vazhdueshme u kanë bërë thirrje dy liderëve kryesorë politikë që t’i japin menjëherë zgjidhje krizës politike që ka mbërthyer vendin, me qëllim vijimin e reformave në vend, rrjedhimisht edhe të proceseve integruese në vend. Jo pak herë në deklaratat e tyre ata kanë qenë të drejtpërdrejtë, kur kanë apeluar për zgjidhje të menjëhershme, pasi kjo situatë konfliktuale rrezikon procesin e integrimit të vendit në BE.