Zgjaten me një muaj hetimi, Qani Hasa ankohet në gjyq
02/03/2010 Hetimi për gjyqtarin e Elbasanit
TIRANE- Zgjatja me një muaj të afatit hetimor për çështjen penale në ngarkim të gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, ka detyruar këtë të fundit që t’i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon pavlefshmërinë e procedurave hetimore. Duke u bazuar në nenin 325 të Kodit të Procedurës Penale gjyqtari Hasa kërkon nga gjykata rrëzimin e vendimit të Prokurorisë së Tiranës dhe pushimin e çështjes. Aktualisht ndaj gjyqtarit po vazhdojnë hetimet për veprën penale të korrupsionit, dhe pritet që në ditët në vazhdim të merret një vendim përfundimtar për dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë. Deri tani organi i akuzës, ende s’ka mundur të identifikojë personin që ka kryer kallëzimin dhe për pasojë kjo gjë vë në vështirësi hetimin e mëtejshëm të çështjes. Ndërkohë gjyqtari Qani Hasa pretendon se procesi penal i ngritur në ngarkim të tij, është një çështje e montuar nga persona që kërkojnë largimin nga puna të gjyqtarit.