E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aferat perverse, Pango perdor mediat me mbrojtje-sulm

Pamje nga video e publikuar

Tiranë, 7 mars 19:50 NOA – Me një sjellje prepotente, duke mos lënë thuajse asnjë çast gazetarin të flasë dhe për më tepër duke ndalur gazetaren tjetër që t’i bëjë pyetje, plot arrogancë dhe mungesë respekti ndaj formatit pyetje-përgjigje, ministri i shkarkuar Ylli Pango ka dalë në një emision në News24 sonte duke u përpjekur që të evidente ne transmetim direkt vetëm versionin e tij mbi ngjarjen.

Duke iu druajtur ndonjë pyetjeje që mund ta mbërthente, Pango këmbënguli që të mos i bëheshin pyetje nga kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare.

Për më tepër, Pango iu vërsul gazetares duke akuzuar se media që ajo drejton ka ndjekur një vijë të vlerësimeve negative duke akuzuar më tej se kjo media mbron një politikë të caktuar.

Kulmin, Pango e arriti kur kërcënoi për ndjekje penale, gazetaren Jonida Azizaj, ish-punonjëse e MTKRS, e cila publikoi në agjencinë e lajmeve NOA, një opinion i cili më pas u riprodhua në gazetat “TemA”, “Gazeta Shqiptare” etj.

Acarimin më të fortë, Pango e arriti kur iu drejtua gazetarëve në studoi në mënyrë të papranueshme: “Unë jam ministër, t’ju vijë turp, t’ju vijë turp ju dhe mediave të tjera”, duke mos reshtur të lëshojë akuza ndaj televizioneve dhe iu referuar ngjarjeve të vjetra tragjike.

Me këtë gjuhë arrogante, Pango ka dështuar gjithsesi, në përpjekjet e tij për t’u mbrojtur mbi aferat e pista seksuale për të cilat akuzohet.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›