SHBA: Prokuroria të hetojë pastrimin e parave, qeveria të ndalë presionet
Ambasadori amerikan jep mbështetje maksimale për organin e akuzës. Kreu Ambasadës përmendi faktin se qeveria do të shkarkojë kryeprokuroren
Habjon Hasani
Kreu i diplomacisë amerikanë në Tiranë ka dhënë dje një mesash shumë serioz lidhur me konfliktet e javës së fundit mes Prokurorisë dhe Ekzekutivit. Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ka dalë publikisht në mbështetje të organit të akuzës duke inkurajuar luftën kundër pastrimit të parave dhe duke shprehur indinjatë ndaj manovrave politike apo parlamentare për të penguar punën e Prokurorisë. “Ky seminar jo vetëm që është i rëndësishëm, por paraqet dhe një mundësi të madhe duke sjellë së bashku gjithë këta ekspertë të Policisë, prokurorë, ekspertë të bankave, për të folur për çështjet e pastrimit të parave. Këto krime prekin jo vetëm Shqipërinë, por tërë komunitetin botëror. Unë ju përgëzoj dhe ju përshëndes se ju jeni ata ushtarë që merrni pjesë në këtë luftë dhe ju uroj suksese në fitoren e saj”, - ka deklaruar ambasadori amerikan gjatë një seminari të zhvilluar për luftën ndaj pastrimit të parave, pikërisht në kulmin e skandalit që ka përfshirë qeverinë lidhur me këtë problem.
Sulmet parlamentare
Një mesazh shumë të fortë kishte rezervuar ambasadori amerikan edhe në lidhje me nismat për të hetuar Prokurorinë nëpërmjet Kuvendit. Nga ana tjetër, Xhon Uidhers shprehu qëndrimin e vendit të tij se Kuvendi nuk ka asnjë arsye të ndërmarrë hetim për prokuroren e Përgjithshme. “Tetorin e fundit, kur unë sapo kisha mbërritur në Tiranë në detyrën e ambasadorit, Parlamenti hapi hetim për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Tani jemi përsëri në tetor dhe duket se Parlamenti do të bëjë të njëjtën gjë, një tjetër komision hetimor, këtë herë për Ina Ramën. Sigurisht që Parlamenti ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, por mos ndoshta e konsumon këtë të çdo vit kur vjen tetori!? Unë i bëj thirrje si qeverisë, ashtu dhe Parlamentit t’i konsiderojë këto si lëvizje që keqndërhyjnë në pavarësinë e Prokurorisë”, - deklaroi në mënyrë të prerë ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Në kulmin e skandalit të shkaktuar nga “afera Fazlliç” dhe vetëm tri ditë pasi kryeministri Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar, në ambientet e Prokurorisë është zhvilluar seminari pikërisht për këtë çështje. Duket si një simbolikë e gjetur kjo, ndërsa prokurorët shqiptarë janë informuar në seminar për të ushtruar të vetëm dhe profesionalisht punën e tyre të përditshme.
Pastrimi i parave
I ftuar në këtë seminar ka qenë dhe një ndër ekspertët amerikanë me famë botërore për njohuritë në këtë sektor. “Jemi me fat që këtu kemi një të ftuar shumë të veçantë, ish-prokurorin federal, zotin Kruger, sot pedagog në një universitet. Nëse do të duhej të lexoja CV-në e zotit Kruger, do të duhej t’i kushtoja tërë ditën. Me lejoni të them që nga viti 2001 deri më 2003-shin ishte zyrtari më i lartë në Departamentin e Thesarit e shtetit amerikan. Dhe në këtë pozicion, si ish-shef i mbikëqyrjes së rrugëve të krimit financiar, profesori është i përgatitur në mënyrë të veçantë për të folur në Shqipëri për pastrimin e parave. Jeni me fat që një njeri me arritje të tilla po ndan këtu dijet e tij”, - ka thënë ambasadori amerikan teksa ka prezantuar profesionistin amerikan të pastrimit të parave. Më tej Xhon Uidhers ka shprehur në mënyrë të qartë, larg zhargonit diplomatik, mbështetjen për Ina Ramën. “Dua të shpreh admirimin tim për Ina Ramën. Ajo është krahasuar me një personash si Silvia Konti. Dhe siç e dini, në atë rol ky personazh ishte i përkushtuar për të luftuar krimin, pavarësisht pengesave dhe pasojave. Por ky është një personazh filmik, gjithsesi, kurse detyrat që ka marrë prokurorja e Përgjithshme janë të vërteta”, - tha ambasadori Uidhers.
17 Tetor 2008