E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrimi i policisë së Tropojës

Vitet 2003-2005 kanë njohur një "sulm" të policisë mbi Tropojën dhe të gjithë të fortët e saj. Serialet e tejzgjatura të vrasjeve ishin bërë tepër problematike dhe drejtuesit më të mirë të policisë ishin dërguar atje për të ndjekur hetimet.

Por pas ardhjes në pushtet të PD-së, në nëntor të vitit 2005, komisariati i policisë Tropojë u riorganizua tërësisht. U larguan përgjithnjë nga radhët e policisë shtetit 39 policë vendas të rolit bazë si dhe u larguan të gjithë oficerët e rolit të mesëm dhe ata të lartë. Por edhe pas riorganizimit që nga 2005-a nuk është arritur të plotësohet organika me oficerë policie, ku në komisariatin e Tropojës mungojnë 11 oficerë të rolit të mesëm.

Thuajse e njëjta situatë është edhe në drejtorinë e policisë së Kukësit. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se në të gjithë drejtorinë e policisë së qarkut të Kukësit nuk është plotësuar organika me rreth 35 oficerë policie, ku 11 prej tyre i përkasin komisariatit të policisë Tropojë. Studentë të diplomuar në Akademinë e Rendit Publik, apo punonjës të tjerë policie refuzojnë të marrin detyrat e tyre në komisariatet e policisë së Tropojës, Hasit apo Kukësit, për shkak të largësisë apo vështirësive në këto zona. B. SH

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›