SHBA kërkon bashkëpunim të SHKB me strukturat e policisë dhe Ministrisë së Brendshme
>Ditën e djeshme gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve nga ICITAP për ShKB, në fjalën e mbajtur nga zëvendësambasadori Kristina u vu theksi mbi përparimin e shënuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në radhët e Policisë së Shtetit. Ecja përpara në një demokraci të shëndetshme kërkon ekzistencën e besimit mes qytetarëve dhe qeverisë së tyre.
Ky besim arrihet përmes vendosjes së shtetit ligjor, ligjet e të cilit të zbatohen njëlloj si për qytetarët ashtu edhe për oficerët e policisë. Etika Policore buron nga rregullat bazë të etikës të cilat respektohen në tërësinë e politikave, ligjeve, kodeve dhe rregulloreve që agjencitë qeverisëse dhe policia zbatojnë. Ajo nënkupton aplikimin e parimeve universale të etikës dhe jo ekzistencën e rregullave speciale të etikës vetëm për policinë, tha zëvendësambasadori Kristina. Sipas z.Kristina, SHKB ndihmon në përcaktimin e standardeve morale për punën e policisë. Puna e këtij shërbimi,- tha z.Kristina,- duhet të garantojë që Policia e Shtetit të ofrojë mundësi të barabartë përdorimi të shërbimeve policore, rritjen e besimit të publikut në shërbimet që ofrohen dhe barazpeshimin në raportin qe ekziston mes mbrojtjes së lirive individuale dhe vendosjes së drejtësisë. Në fjalën e tij, z. Kristina kërkoi një bashkërendimi të punës dhe bashkëpunim të ShKB me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të krijuar një rol integral në betejën kundër korrupsionit, një përbërës bazë ky i policimit në demokraci. Shpreh kënaqësinë që ne mundemi të japim ndihmën tonë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri përmes këtyre pajisjeve që dhurojmë sot. Këto pajisje janë blerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes ICITAP-it dhe kanë një vlerë prej rreth 10, 000 dollarë. Sot shënojmë një moment të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Uroj që këto pajisje që ju merrni sot do tju ndihmojnë në përmbushjen me sukses të detyrave tuaja si dhe për promovimin dhe forcimin e integritetit profesional në punën e Policisë së Shtetit, tha në fund të fjalës së tij përfaqësuesi i shtetit amerikan.
Ministrja Bregu, vizitë zyrtare në Republikën Çeke
Ministrja Bregu, vizitë zyrtare në Republikën Çeke