E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton Unazën e Madhe: Mos të kthehet në argument politik

>Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar dje para publikut projektin e Unazës së Madhe që pritet të nise nga shkolla Teknologjike duke vazhduar në Selitë, pas Parkut Kombëtar e deri në kryqëzimin me rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit. E cilësuar si një nga arteriet kryesore të së ardhmes në kryeqytet, Unaza e Madhe dhe veçanërisht segmenti jugor i saj prej 5.5 km pritet të ketë një impakt të rëndësishëm mbi trafikun pasi automjetet që lëvizin nga veriu drejt jugut nuk do të futen më në Tiranë. "Ky është një projekt që në asnjë mënyre nuk duhet të kthehet në argument politik. Projekti u përket qytetarëve të Tiranës dhe është përtej çdo kufizimi e kornize, përtej çdo fushe garash dhe betejash qofshin këto në kohët e moralitetit demokratik, qofshin këto në periudha paralektorale", u shpreh Rama. Projekti është analizuar në mënyrë të detajuar nga studio evropiane "Bernard" si përsa i përket trafikut, ashtu dhe sigurisë rrugore dhe impaktit mjedisor. Ai synon kalimin e unazës pranë parkut, por pa cënuar peizazhin, florën dhe faunën në këtë zonë. Ky segment i unazës është parashikuar të jetë me disa korsi duke përfshirë ato preferenciale si korsinë për biçikleta dhe këmbësorë, transportin publik, parkimin etj. Projekti është parashikuar të kushtojë 20 milion euro, të cilat do të mundësohen nga BERZH që në parim ka dhënë miratimin. Unaza e Madhe do të fillojë sapo të nënshkruhet kontrata me dhënien e kredisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›