SHBA, mban të pandryshuara normat e interesit
Banka Qendrore në SHBA ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat e interesit deri në nivelin 0.25 % për të mbështetur rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë. Këshilli i Rezervës Federale, tha se ekonomia vazhdon të jetë e paqëndrueshme financiarisht, ndaj kjo politikë e normave të interesit do të vazhdojë. Raporti më i fundit tregon se tregu i punës po shkon drejt stabilizimit. Reagimi i tregjeve financiarë në Shtetet e Bashkuara ka qenë pozitiv. Në bursat amerikane u shënua niveli më i lartë i tregtimit në 17 muaj. Dau Xhons shënoi një rritje me gati 0.4 %, Es end Pi me 0.8 % dhe Nasdak me 0.6 %.
Gjermania do të humbasë 250 miliardë euro gjatë krizës
Kriza ekonomike në Gjermani deri në fund të vitit do të rezultojë me zvogëlimin e standardit e jetës dhe mirëqenies shoqërore me vlerë prej rreth 250 miliardë eurove. Sipas llogaritjeve të Instituti gjerman për studime ekonomike, kjo paraqet humbje prej tre mijë eurove për banor. Ekspertë të ekonomisë vlerësuan se kriza ekonomike gjithsesi do të ndodhte, por nuk do të ishte aq e vështirë po të mos vinte deri te shkatërrimi i sistemeve financiare. Instituti parashikon kthimin e prodhimtarisë në nivelin e para krizës të paktën deri në vitin 2011.
18 Mars 2010