Toyota vazhdon të tërheqë nga qarkullimi automjete të tjera

Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, ka njoftuar tërheqjen nga qarkullimi të disa mijë automjeteve anembanë globit. Ky vendim shihet si një goditje tjetër e reputacionit të kompanisë. Tërheqja pritet të kryhet për afro 400 mijë 436000 makina hibride përfshirë këtu dhe modelin më të fundit Prius. Mbi 200000 makina të tilla janë shitur në Japan, 8500 në UK mbi 150 mijë në SHBA.
"Do të bëjmë gjithë cfarë mundemi për të fituar sërish besimin e
konsumatorot " deklaroi menaxheri i Toyota Hiroyuki Yokoyama ndërsa
presidenti Akio Toyodau shpreh thellësisht i zhgënjyer në dështimin
përsa i përket ruajtjes së standarteve të larta që prisnin klientët.
"Si president i Toyota, marr përgjegjesinë personale. Ja pse
personalisht jam në krye të përpjekjeve për rikthimin e besimit ne
proiduktet tona” shtoi ai.
Per gjigandin japonez të automobilave ky është momenti më i keq pasi
Prius konsiderohej si një sukses i kompanisë dhe ne krye të pak muajve u
kthye në makinën më të shitur në Japoni për 2009. Për Toyota-n, modeli
Prius me motor të përshtatur për emetim më të vogël gazrash, është
mjeti drejt të ardhmes me një mjedis më të pastër.
Disa dhjetëra shoferë në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni janë ankuar se
frenat e modelit Prius nuk funksionojnë si duhet në rrugë jo të mira. Dy
modele të tjerë te Toyota-s, Lexus HS250 dhe Sai që shitet vetëm në
Japoni përdorin sisteme të ngjashme frenimi. Aksionet e kompanisë kanë
shënuar rënie për shkak të kritikave se Toyota duhej të kishte ndërhyrë
më shpejt për zgjidhjen e këtij problemi.
Delina Bitraku
< I mëparshmi