SHBA, republikanët polemika: Obamat në teatër me helikopter
Në përpjekje për të mos harruar familjen nga detyrat e shumta, presidenti amerikan Barak Obama ka organizuar një mbrëmje të këndshme për zonjën e parë më të preferuar të kohërave. Barak Obama, ka çuar bashkëshorten Michelle në teatrin e “Broadway” pas një mbrëmje romantike, por udhëtimi me helikopter duket se është shfrytëzuar nga republikanët, të cilët nuk humbën kohë të ngrenë polemika mbi abuzim në kohë krize. “Ndërkohë që ‘General Motors’ po shkon drejt fundit dhe shumë amerikanë kanë vështirësi për të mbyllur muajin me ushqime, Obama merr ‘Air Force One’ për të asistuar në një spektakël në Broadway”, thuhet në një komunikatë të Komitetit Kombëtar Republikan. Përgjigja e Obamës ka qenë shumë e shpejtë. “Unë çova gruan time në Nju Jork, sepse i kisha premtuar në fushatë elektorale se do ta çoja në teatër”. Çifti Obama ka parë teatrin “Belasco Joe Turner’s Come and Gone” e August Uilson, mbi historinë e komunitetit afro-amerikan në Pitsburg në ‘900.