E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderet, ankesat në "gjykatë" të posaçme

Komisioni i Prokurimeve do të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e bizneseve për zhvillimin e tendereve

TIRANË- Të gjitha ankesat e bizneseve që kanë të bëjnë me tenderet publike të organizuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili do të jetë organi më i lartë në këtë fushë.


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dje disa ndryshimë në ligjin "Për Prokurimin Publik" pjesë e së cilave është edhe krijimi i "Komisionit të Prokurimeve" i cili do të rishikojë ankesat e bizneseve me subjekt tenderet e zhvilluara nga APP-ja.


Komisoni do të përbehet nga pesë anëtare, ndërsa vendimet e tij janë adminstrative dhe mund të kundërshtohen vetëm duke iu drejtuar gjykatës. Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimeve Publike Klodiana Cankja, e konsoderoi ngritjen e këtij organi si një hap të rëndësishëm në shmangien e konfliktit të interesit, pasi deri më tani, të gjitha ankesat e ardhura nga bizneset janë trajtuar nga vetë kjo agjenci.


Komisioni i Prokurimeve do të jetë terësisht nën varësi të qeverisë. Kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët emërohen ose shkarkohen nga kryeministri dhe kanë një mandat pesëvjeçar me të drejtë përsëritje vetëm një herë.


Procedura


Nëse një biznes që ka marrë pjesë në një tender ka pakënaqësi për sa i përket shpalljes së fituesit apo procedurave të ndjekura, si fillim i drejtohet këtij organi më një ankesë. Brenda pesë ditëve nga data e ankimimit, biznesi do të marrë një përgjigje nëse ajo është cilësuar e rregullt.


Pas pranimit si të rregullt të ankesës, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së saj në dorëzim komisioni duhet të dalë në një përfundim.


Ankimimi i bizneseve do të bëhet kundrejt një pagesë, e cila do të jetë në përpjestim me fondin që është parashikuar të investohet. Pjesë e kësaj procedure do të jenë ato biznese, ankesa e të cilëve cilësohet si e drejtë dhe vendoset për t'u marrë në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimeve.


Nëse pas marrjes në shqyrtim konstatohet se biznesi ka të drejtë në pretendimet e tij, komisioni vendos që autoriteti kontraktues t'i kthejë mbrapsht pagesën e bërë për marrjen në shqyrtim të ankesës.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›