Shqiptarët “nuk tremben” nga kriza e naftës, preferojnë makinat që konsumojnë
Vetëm dje nafta është shitur me pakicë 170 lekë litri. Gjysma e blerjeve të makinave me cilindratë mbi 2500 cc
Ervin Koçi
Vetëm pak ditë pasi kërkesa e përfaqësuesve të importuesve të hidrokarbureve për uljen e disa taksave për importin e naftës u refuzua nga ministri i Financave, trokiti rritja e radhës. Vetëm dje, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, çmimet e këtyre të fundit janë rritur me 1 lekë. Rritja e nisur progresivisht gjatë javës solli dje një tjetër rritje në tregun shqiptar, e cila u justifikua sërish me rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare. Një litër naftë, të shtunën, u shit me 170 lekë, ndërsa benzina 165-167 lekë. Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare shënoi gjatë kësaj jave një rekord të ri, duke shënuar vlerën e 147 dollarëve për fuçi. Shkak për këtë, sipas ekspertëve ndërkombëtarë të ekonomisë, është bërë mbyllja e një rafinerie të madhe në Iran. Ndërkohë, organizata e prodhimit dhe eksportimit të naftës “OPEC”, ka lajmëruar një rritje të re të çmimit, rreth nivelit 170 USD për fuçi. Por nga ana tjetër edhe importuesit e hidrokarbureve në vendin tonë që nuk kanë përfituar nga amnistia fiskale e qeverisë, kanë njoftuar për rritje të vazhdueshme të çmimit të naftës edhe në ditët në vijim. Ndërkohë konsumi i karburanteve nga shqiptarët vazhdon të jetë i njëjti me gjithë rritjen e vazhdueshme të çmimit, gjë që shihet edhe në makinat e mëdha dhe harxhuese që ata mbajnë.
Mania për makinat
Preferenca e shqiptarëve për të mbajtur makina të mëdha të shtrenjta dhe që konsumojnë shumë karburant, do të ishte luks edhe për një pjesë të madhe të qytetarëve evropianë. Sipas llogarive, makinat me motor 3000 cc e sipër, që zënë 30 për qind të automjeteve të blera në një vit, kanë një harxhim karburanti 2 herë më të lartë se ato që përdorin shumica e fqinjëve tanë. Në vlera monetare këto automjete harxhojnë mesatarisht rreth 3 mijë USD më shumë naftë se makinat e njëcilindrate mesatare, që zënë pjesën dërrmuese të automjeteve që qarkullojnë sot në vendet europiane dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Por rekordi i naftës në tregje nuk e ndryshon sjelljen e shqiptarëve për makinat me motorë të mëdhenj. Tregtarët e makinave, të pyetur rreth këtyre zgjedhjeve, bëjnë të ditur se ende në vend nuk vlerësohet sa duhet shpenzimi në karburante i makinave, por kriteret kryesore bazohen në rezistencën e makinave në rrugë. Nga 117 milionë euro që janë importet e makinave gjatë vitit 2007, rreth 60 milionë euro, afërsisht gjysma e tyre, janë për blerje makinash të njëcilindrate 2500 cc e sipër.
Bursa e automjeteve
Në një kohë që të gjitha kompanitë e makinave në botë po shënojnë një rënie të frikshme të aksioneve për shkak të çmimeve rekord të naftës, makinat që blejnë shqiptarët nuk ndryshojnë nga ato të 7-8 viteve më parë. Makina me motorë 2500 kubikë ose më shumë, kanë pasur gjysma e automjeteve që janë blerë gjatë vitit 2007. Të dhënat vijnë nga “ACIT”-i dhe kanë si burim doganat shqiptare. Gjatë vitit 2007 llogaritet që të jenë importuar 24 mijë automjete të përdorura dhe 3 mijë automjete të reja. Preferenca të tillë do të ishin luks edhe për një pjesë të madhe të qytetarëve evropiane. Sipas llogarive, makinat me motor 3000 cc e sipër, që zënë 30 për qind të automjeteve të blera në një vit, kanë një harxhim karburanti 2 herë më larta se ato që përdorin shumica e fqinjëve tanë. Në vlera monetare këto automjete harxhojnë mesatarisht rreth 3 mijë USD më shumë naftë se makinat njëcilindrate mesatare, që zënë pjesën dërrmuese të automjeteve që qarkullojnë sot në vendet europiane dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Mjete me motorë me fuqi të lartë, mania e shqiptarëve
Për të nxjerrë një përfundim të makinave që qarkullojnë në rrugët tona, nuk kërkon shumë llogari. Edhe me një zgjedhje rastësore vlerësohet se pjesa dërrmuese e tyre janë marka që kanë në përdorim motorë të fuqisë së lartë. Një situatë krejt e kundërt është në rrugët e të gjitha vendeve fqinje. Makinat që mbizotërojnë në rrugë janë ato që kanë një cilindrat 1000 cc - 1500 cc. Sipas të dhënave të ACIT, vetëm 2.2 për qind e automjeteve që janë importuar gjatë vitit 2007 kanë një motor me fuqi deri në 1500 cc. Ndërsa makinat që kanë një motor me fuqi deri në 1000 cc, janë vetëm rreth 1 për qind e importeve të vitit 2007. Nga 117 milionë euro që janë importet e makinave gjatë vitit 2007, rreth 60 milionë euro, afërsisht gjysma e tyre, janë për blerje makinash njëcilindrate 2500 cc e sipër. Në këto preferenca, që mbeten të diskutueshme, nëse bëhet një vlerësim aktual me çmimet e naftës, ndikojnë edhe taksat që aplikohen në vend. Në të gjithë vendet e Europës, por edhe të rajonit, për makinat e cilindratës së lartë ka taksa të larta për ndotjen që ato shkaktojnë. Edhe siguracionet motorike për këto automjete janë 2-3 herë më të larta se ato makina që kanë një fuqi të ulët motorike.
14 Korrik 2008