SHPAT KASAPI - “Homoseksual? Vetëm Zoti e di se si jam ”
Vetëm 3 muaj më parë, fill pas prezantimit të videoklipit të tij më të fundit, në kryeqytetin tonë,filluan të gëlonin thashetheme të shumta që flisnin se Shpat Kasapi preferonte meshkujt. Por duket
se pas një heshtje të gjatë, këngëtari i pëlqyer nga fanset e shumta shqiptare, rrëfen gjithë të vërtetën,duke mohuar lajmet dhe fotot e sajuara, të publikuara në media. Nëse në fillim e konfirmoi se këtë
gjë, duke shpalosur publikisht lidhjen e tij dashurore me modelen e njohur Afërdita Dreshaj, ai rrëfen për gazetën se gjithë kjo tymnajë përfoljesh të shumta, nuk është as më shumë as më pak, vetëm një
sulm personal ndaj tij. “Ato që janë shkruar në media janë thjesht bindje e njerëzve, që i shkruajnë ato, mendime të dobëta që nëpërmjet këngëtarëve mundohen të përfitojnë, por kjo për mua nuk ka shumë
rëndësi, mjafton që Zoti e di çfarë bindjesh kam unë”, rrëfen Shpati, duke mohuar të gjitha lajmet e publikuara prej më se tre muajsh në mediat e Tiranës. Por duket se përpos faktit se, lajmet
që vijnë nga Tirana nuk e shqetësojnë aq shumë djaloshin nga Shkupi, ai thekson se një pjesë e këtyre thashethemeve, përveçse janë të qëllimshme ka edhe shumë njerëz, mes
tyre edhe kolegë që mund të jenë pjesë e kësaj farse mediatike. “Këto janë edhe pjesë e thashethemeve që dalin nga njerëz që nuk më simpatizojnë, sigurisht ka dhe
duhet të ketë persona që nuk më duan”, sqaron Kasapi.
JETA PRIVATE
Edhe pse prej kohësh është deklaruar në media lidhja e këngëtarit me modelen e njohur, Afërdita Dreshaj, djaloshi nga Shkupi, nuk
preferon që të japë shumë informacione për jetën private, por ama siç edhe tregon, nuk ka se çfarë të fshehë më, madje nuk ka
asgjë sekrete tashmë në lidhjen e tij dashurore. “Nuk kam çfarë të fsheh, kur dikush kërkon informacione nga jeta ime private. Është shumë në rregull dhe kam çka të tregoj”, pohon ai, duke theksuar se si një tip i sinqertë dhe shumë
i hapur, pranon të flasë gjithmonë pa doreza, qoftë kjo edhe përpara medias, që kërkojnë informacione mbi jetën private. Ai rrëfen se prej kohësh tashmë ka një
lidhje të bukur dashurore dhe nuk fsheh asnjë gjë, por duket se ajo që ndoshta e shqetëson më shumë,janë fansat, të cilët mund të zhgënjehen nga titujt
abuzive të gazetave rozë. “U them fansave të mi,se i dua të gjithë, të vazhdojnë të dëgjojnë këngëte mia dhe të mos dëgjojnë çka flasin mediat. Ajo
se kush jam në të vërtetë e di vetëm Zoti. Puna ime është të vazhdoj të punoj dhe të ec përpara,kjo është këshilla që u jap fansave të mi”, sqaron
këngëtari shqiptar nga Maqedonia.
KARRIERA
Së fundmi ai ka qenë shumë i zënë jo vetëm me koncerte, por edhe me punë të tjera, pikërisht po punon për një këngë të re, e cila do
ta sjellë Shpat Kasapin në tregun muzikor,krejt ndryshe nga sa e keni parë deri tani.Ai pritet që të kthehet me një këngë të re
me ritme të ngjashme me rrymën latinooriental,por edhe RnB, që është gjithashtu,edhe muzika ku e gjen vetëm më mirë. Ndërkohë, në këtë sezon Shpati
ka në axhendën e tij një numër të madh koncertesh, shumica të planifikuar në Evropë, kryesisht në Gjermani,Zvicër, Suedi dhe Danimarkë, por
siç edhe pranon, në asnjë vend nuk e presin më mirë se në Maqedoni dhe në Shqipëri, ku edhe ka numrin më të madh të fansave të tij.
Por shumë shpejt surpriza e tij do të bëhet e dukshme, pra kënga e tij e re, e cila do ta sjellë jo vetëm me një këngë të re, por edhe me
një look krejt ndryshe, fakt të cilin Shpati e ka konfirmuar së fundmi, duke pohuar se gjithmonë do të shfaqet ndryshe në skenë.
INTERVISTA
NËSE DO TË ISHE I PADUKSHËM...
Çfarë do bëje kundër atyre që shpifin ndaj teje?
...këtë bëj duke qenë i dukshëm, nuk i frikohem
askujt, përveç Zotit.
A do të tentoje të vidhje një bankë?
...sigurisht që po, kjo kuptohet
A do të hyje në studion e Timbaland për të vjedhur
një këngë?
...po, pasi ndikon në rritjen e kulturës shqiptare,
pse jo (qesh).
A do të hyje në dhomën e gjumit të femrës së
ëndrrave të tua, për t’i vjedhur të brendshmet?
...femra e ëndrrave të mia, ka shumë lloje që mund
t’i ëndërroj (qesh)
Cilën skuadër të Kampionatit Evropian do të
favorizoje të fitonte?
...Turqinë
A do të vidhje një diamant për të dashurën
tënde?
...jo, tek njerëzit, pasi nuk janë aq të vlefshme
Si do të ngacmojë një femër në rrugë?
...në shumë mënyra sidomos vajzat (qesh)
A do të monitoroje zgjedhjet në Maqedoni?
...vetëm për të evituar padrejtësitë që mund të
ndodhin
A do të punoje për ndonjë Shërbim Sekret?
...ndoshta për Shërbimet Sekrete Amerikane
A do të zbuloje se sa i pasur është një politikan?
...nuk më interesojnë shumë llogaritë bankare së
të tjerëve.
ZANFINA pas provimeve në turne
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës kosovare Zanfina Ismaili pritet që të fillojë një turne koncertesh, si në Kosovë ashtu
edhe jashtë saj. Edhe pse nuk janë deklaruar ende datat zyrtare të turneut të saj
koncertor, pritet që gjithçka të startojë së afërmi dhe ka të bëjë me promovimin
e këngës të saj të re. Ndërkohë, ajo sapo ka përfunduar edhe regjistrimet e një
kënge të re dhe pritet që të startojë puna për xhirimet e videoklipit, por duket se
gjithçka do të startojë në fillim të muajit korrik, pikërisht, pasi ajo të përfundojë
edhe provimet që po jep aktualisht në një universitet privat të Prishtinës, për t’u
diplomuar. Zanfina është duke punuar edhe për realizimin e një albumi, i cili
mund të publikohet në fillim të vitit tjetër me dy videoklipe të reja.
ERMALI duet me ELVANËN
Këngëtari Ermal Fejzullahu, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe kolegët e tij, pritet që të hedhë në tregun muzikor albumin e tij më të ri, të shoqëruar edhe me një
videoklip, i cili do të realizohet në Maqedoni. Por miq të afër konfirmojnë se surpriza e këtij albumi pritet të jetë një bashkëpunim, i cili nuk ka pikë dyshimi që do të jetë mjaft i rëndësishëm, pikërisht një duet me këngëtaren enjohur shqiptare Elvana Gjata, me të cilën u përfol para
dy muajsh, se ata do të prezantoheshin me këtë këngë edhe në edicionin e fundit të “Top Fest”. Albumi pritet që të hidhet në treg gjatë
muajit korrik, atëherë, madje pritet edhe një turne i Ermalit në vendet bregdetare
MAMAQI, në koncert pas Evropianit
Të gjithë janë rrëmbyer nga ethet e Kampionatit Evropian, por duket se Ermal Mamaqi, është duke parë më larg, pikërisht ditët e fundit të
muajit, atëherë kur gara është në finish. Nga burime të besueshme pranë Ermal Mamaqit,mësuam se ai është duke organizuar një koncert
të madh, që pritet të organizohet në kryeqytet me këngëtarët më të mirë të momentit, që janë edhe miqtë e tij njëkohësisht për të mbyllur sfidën e madhe të
këtij sezoni futbollistik. Ermali është duke përjetuar një periudhë shumë intensive përsa i përket biznesit që ai ka së bashku me të fejuarën e tij, bukuroshen
Amarda Toska. Ata janë në një sezon pune dhe kanë marrë përsipër disa evente të ndryshme, duke i organizuar deri në detaje, çka tregon se biznesi i tyre po
ecën mjaft mirë.
JESSICA ALBA bëhet mama
Sipas revistës “US Weekly”, aktorja Jessica Alba, e cila është martuar me Cash Warren,ka lindur vajzë. Alba, e cila është e njohur
për rolet e saj në dramën televizive, “Dark Angel” dhe në filmin “Fantastic Four”, në dhjetor të vitit të kaluar kishte njoftuar se
është shtatzënë, ndërsa Warren është kujdesur për befasinë duke i propozuar për martesë. Revista “US Weekly” ka thënë se, Alba ka lindur në Qendrën Spitalore
Cedars-Sinai të Los Angeles gjatë fundjavës dhe gëzon shëndet të plotë.Ajo është takuar me Warren gjatë xhirimeve të filmit “Fantastic Four” në 2004
ku ai ishte ndihmës regjisor dhe më pas çifti është martuar gjatë një ceremonie
në Beverly Hills, më 19 maj.