Van der Sar: Kini kujdes Francën!
Skuadra e Holandës ka bërë një start perfekt të Euro 2008 teksa ka mundur me rezultatin 3-0 kampionen e botës, Italinë në ndeshjen e saj të parë në grupin C.
Një super fitore në të cilën padyshim protagonist kryesor i tulipanëve ka qenë portieri Edvin Van der Sar me disa ndërhyrje spektakolare. "Pa diskutim që është një fillim i mbarë për ne. Kemi mundur kampionët e botës në fuqi, një ekip që në përbërje ka futbollistë cilësor dhe gjithashtu e drejtuar nga një trajner i mirë. Gjithsesi ky ishte vetëm një hap i mbarë pasi deri tani nuk është vendosur ende asgjë ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes në sfidat e ardhshme", u shpreh portieri i Holandës, Van der Sar. Ky i fundit ishte kapiten i tulipanëve në sfidën ndaj italianëve të cilët gjithashtu si kapiten kishin portierin e tyre, Bufon. Një sfidë e dyfishtë që gjithashtu u fitua dukshëm nga holandezi. "Personalisht mendoj se një sfidë nuk mund të diskutohet mes vetëm dy futbollistëve, por janë skuadrat ato që vendosin fitoret. Fituam ndaj Italisë sepse kolektiviteti ynë ishte superior ndaj ai i 'të kaltërve'. Pra jo vetëm sepse unë luajta më mirë se Bufon", deklaroi kapiteni i Holandës. Misioni i tulipanëve për në çerekfinale lehtësohet ndjeshëm pas fitores së pastër ndaj formacionit të Donadonit por gjithsesi, Van der Sar nuk nënvlerëson kundërshtarët e radhës. "Na duhet ende të luftojmë për të siguruar kualifikimin i cili nuk do të jetë aspak i lehtë. Do të përballemi me Francën që ka një përbërje shumë cilësore por gjithashtu edhe me Rumaninë që mund të jetë e rrezikshme"-përfundoi portieri i Holandës. Ndërkaq, mbrojtësi Bulharuz është i bindur se Holanda mund të fitojë bindshëm edhe ndaj skuadrës së Domenekut. "Kemi realizuar një fillim të mbarë gjë që na ka bërë të ndërgjegjshëm për potencialin tonë. Po përgatitemi për sfidën ndaj Francës në të njëjtën mënyrë si bëmë ndaj Italisë. Realisht kemi mundur kampionët e botës por akoma nuk kemi siguruar asgjë. Megjithatë jemi të bindur se mund të përsërisim edhe kundër francezëve të njëtën paraqitje si ajo me Italinë", ka thënë mbrojtësi holandez.
Historiku
Holanda dhe Franca do të ndeshen mes tyre për herë të 22-të në histori. Bilanci i përballjeve mes dy përfaqësueseve sheh lehtshëm në avantazh ekipin e tulipanëve. Në 22 përballjet mes tyre, Holanda ka fituar 9 herë, Franca ka triumfuar në 8 ndeshje ndërsa 4 herë janë ndarë në barazim këto dy ekipe. Në barazim 0-0 ka përfunduar përballja e fundit mes Holandës e Francës, një takim miqësor i zhvilluar në 31 mars të 2004 në Roterdam. Kjo është hera e tretë që Holanda e Franca përballen mes tyre në fazën finale të Evropianeve.
Donadoni ndryshon formacion
Mbi faktin që Italia anti-Rumani do ishte ndryshe nga ajo Itali që pamë kundër Holandës sigurisht që nuk kishte dyshime. Trajneri italian, Donadoni mendon të aktivizojë në fushë kapitenin e Juventusit, Alesandro Del Piero dhe mbrojtësin Kielini. "Do bëj tre ose katër ndryshime, kundrejt atij formacioni që aktivizova kundër Holandës. Ndërkaq theksoj se Del Piero dhe Xhiorxhio Kielini do zbresin në fushë që nga minuta e parë", ka bërë të ditur tekniku.
Del Piero: Dua të shënoj gola
"Dëshiroj të jem vendimtar". Me këto pak fjalë Alesandro Del Piero ka komentuar mundësinë e artë që trajneri Roberto Donadoni i ka besuar një vend titullari në formacionin anti-Rumani. "Kundër Rumanisë duhet të tregohemi agresiv që në fillim, për të zhbllokuar sa më shpejt rezultatin. Shpresojmë që këtë herë, reparti i sulmit të jetë më aktiv në kërkimin e golit, duke mos përsëritur më ato gabime të shfaqura në ndeshjen e parë kundër Holandës", deklaron Alesandro Del Piero.