Var veten mesfushori polak Ledvon
Mesfushori polak Adam Ledvon u gjet i varur në qytetin e Klagenfurtit të Austrisë.
Lojtari 34-vjeçar, ka luajtur më parë me Kombëtaren polake (18 ndeshje, 1 gol,1993-1998), por nuk ishte përfshirë në skuadrën që po merr pjesë në finalet e Euro 2008. Ishte klubi austriak i Austria Kartnen, që bëri të ditur se mesfushori ishte gjetur i varur në shtëpinë e tij. Raportet e para të policisë austriake pohuan se Ledvon kishte kryer vetëvrasje, duke lënë pas gruan edhe tre fëmijë. Ledov ishte duke punuar si komentator për televizionin polak "Polsat" për të komentuar ndeshjet e Kampionatit Evropian. Ilian Zajiç, një zëdhënës i klubit austriak tha: "Ai u gjet nga shoku i tij ekipit Patik Volf, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tij për të dalë më pas për shëtitje. Klubi humbi një nga lojtarët e tij më të mirë, por dhe një njeri të pazëvendësueshëm". I lindur në qytetin polak të Olenso, më 15 janar 1974, Ledvon pati një karrierë të bukur. Ai luajti me skuadrat gjermane Bayer Leverkusen dhe Fortuna Këln (1997-2000), përpara se të niste karrierën e tij në Austri me Austria Vienna, SK Admira Ëien, Sturm Graz dhe me në fund me Austria Karnten. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur pak para fillimit të ndeshjes Poloni-Austri për Euro 2008. "Është vërtet një lajm i keq, veçanërisht në këtë moment", - tha zëdhënësi i Federatës Polake të Futbollit, Zbiginiev Kozminski. "Lojtarët e morën vesh lajmin. Disa prej tyre, ata vjetrit, e kujtojnë atë, kanë luajtur me të". Për momentin nuk është e qartë se cili mund të jetë shkaku i vërtetë i këtij gjesti ekstrem. "Kam përshtypjen se Adam gjatë kohëve të fundit ishte shumë i tronditur nga ana spirtërore", ka thënë presidenti i Austria Kartnen, Mario Kanori.