E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA, 45 raste për 9 muaj

 

Plot 45 raste të reja me SIDA i janë shtuar listës së të prekurve nga kjo sëmundje këtë vit. Në total në këto 16 vite, që nga futja e saj në vend, numërohen 350 vetë. Por specialistët nuk shqetësohen aq për këtë shifër, sesa për faktin që SIDA po qarkullon ndjeshëm duke rrezikuar të shtojë shpejt të infektuarit. Të paktën 18 fëmijë shqiptarë jetojnë me HIV - AIDS, 14 prej të cilëve të infektuar nga nëna pas ardhjes në jetë. Edhe pse të prekurit nga SIDA në Shqipëri nuk janë të shumtë, vdekshmëria prej së-mundjes është e lartë. Deri tani prej sëmundjes së shekullit kanë humbur jetën 60 persona, të cilët janë paraqitur në spital në stadet e fundit. Të paktën 90% e rasteve të zbuluara me HIV nuk kanë shkuar për të bërë analizat vullnetarisht, por kur virusi ka qenë i patrajtueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›