Shtrenjtohen 7 kuqezinj: Curri, Hidi e Bulku, ata që kanë ngritjet më të mëdha

Nga Leonard Karaj
Isli Hidi, Debatik Curri, Armend Dallku, Ervin Bulku, Kristi Vangjeli dhe Alban Bushi kushtojnë sot e tutje ca euro më shumë për këdo që dëshiron që në një të ardhme të afërt ti ketë në skuadër. Jo vetëm loja e mirë e tyre por dhe thirrja në kombëtare ka mjaftuar që sajti i internetit i transfermakt që merret ekskluzivisht me vlerat e kartonëve të futbollistëve në merkaton evropiane të shtrenjtojë kuqezinjtë e Baricit. Para se të grumbulloheshin për dy ndeshjet e radhës ndaj Sllovenisë dhe Bullgarisë vlera e kartonit të tyre ishte shumë më e vogël. Madje portieri i dytë i ekipit tonë përfaqësues, Isli Hidi kishte vlerën zero në merkoto. Ndërsa sot ai kushton plot 750 mijë euro. Ndrëkohë futbollistët që kanë pësuar më shumë ngritje pas dy ndeshjeve të radhës për EURO 2008 janë Debatik Curri dhe Ervin Bulku. Futbollisti i Vorskla Potlavës nga 850 mijë euro që kushtonte disa javë më parë tashmë ka arritur vlerën e 1 milionë e 750 mijë eurove. Ndërsa mesfushori i Krivbas, Ervin Bulku nga 150 mijë euro ka ngritur velrën e kartonit të tij në 1 milionë e 400 mijë euro. Në listën e përparuesve janë edhe Dallku, Vangjeli e Bushi. Kosovari prej kohësh është vënë në shënjestër të disa klubeve evropiane dhe menohet që sezonin tjetër me shuam mundësi mund të largohet nga Vorskla. Për momentin kartoni i tij është shtrenjtuar me 500 mijë euro më shumë nga cfarë ishte disa ditë më parë. Ndërsa mbrojtësi i Aris të Selanikut, Kristi Vangjeli ka progresuar nga 550 mijë euro në 700 mijë euro. Ky i fundit është cilësuar si nga mediat por edhe nga specialistët e futbollit tonë si "blerja" më e mirë e Oto Baric gjatë këtij viti. Ndonëse luan prej vetëm katër muajsh me kuqezinjtë ai ka tregur një ambinetëm dhe lojë shuam të mirë me skuadrën e kroatit. Ngritje ka njohur edhe Alban Bushi, ndonëse tashmë në fund të karrierës së tij dhe ndonëse në dy takimet e fundit luajti për vetëm një pjesë loje ndaj Sllovenisë. Edhe sulmuesi i Apollona Kallamariasë në kampionatin grek të futbollit ka njohur një rrijtje prej 150 mijë eurosh, nga 700 në 850 mijë euro. Burimi: Tirana Obvserver Vlera para ndeshjes me Bullgarinë 1. Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë), 0 euro 2. Armend Dallku (V. Poltava, Ukrainë), 1.000.000 euro 3. Debatik Curri (V. Poltava, Ukrainë), 850.000 euro 4. Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), 550.000 euro 5. Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë), 150.000 euro 6. Dorian Bylykbashi (Krivbas, Ukrainë), 1.000.000 euro 7. Alban Bushi (Apollon, Greqi), 700.000 euro Vlera pas ndeshjes me Bullgarinë 1. Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë), 750.000 euro 2. Armend Dallku (V. Poltava, Ukrainë), 1.500.000 euro 3. Debatik Curri (V. Poltava, Ukrainë), 1.750.000 euro 4. Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), 700.000 euro 5. Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë), 1.400.000 euro 6. Dorian Bylykbashi (Krivbas, Ukrainë), 1.500.000 euro 7. Alban Bushi (Apollon, Greqi), 850.000 euro