E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa para do marrin të përndjekurit

 

Vetëm dy ditë para se të mbyllej viti 2008, qeveria ka shpëtuar ndjekjen e fondit 1 miliard lekë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve. Gazeta boton vendimin me emrat dhe paratë që do të përfitojnë 1442 persona, mes të cilëve 70 të dënuar me vdekje. Sot gazeta boton 730 emrat e parë. Në tabelën që është botuar zyrtarisht nga qeveria, janë të shënuara edhe ditët e dënimit, përfitimi në total, paratë apo letrat me vlerë që janë përfituar gjatë viteve të mëparshme dhe shuma që i takon secilit sot. Vendimi i datës 29.12.2008 parashikon që paratë të ndahen me tetë këste. “Masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, të cilat janë jo më shumë se 1/8 e masës së dëmshpërblimit”. Nga ana tjetër vendimi parashikon edhe kalimin, ose shpëtimin e fondit të vitit 2008. “Shuma prej një miliard lekësh transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë”. Ministria e Financave ka zgjedhur Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombëtare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Ndërkombëtare Tregtare, si banka ku mund të tërhiqen paratë. Sipas Financave, “me hapjen e llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për emër, atësi, mbiemër dhe numrin e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave kjo e fundit do të procedoje me pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve”. Ky është grupi i parë i verifikuar dhe që u janë bërë përllogaritjet edhe për përfitimet e mëparshme. Tërheqja nga këto llogari do të bëhet vetëm nga përfituesit. Në rastet e vdekjes së përfituesit bankat mund të lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës së vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin/përfituesit e tjerë.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›