Sa të fortë janë kuqezinjtë tanë
Shqipëria do të përballet të shtunën me Hungarinë, sfida e tretë zyrtare e eliminatoreve të Botërorit 2010. Por, sa të fortë janë lojtarët tanë dhe në ç’vend renditen aktualisht skuadrat e tyre në kampionatet e vendeve përkatëse.
PORTA
ARJAN BEQAJ: Anorthosis Farmagusta pas katër javësh bashkëkryeson me Omonian Nikosia kampionatin qipriot me pikë të plota, ndërkohë që Arjani po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, vetëm 1 gol në 360 minuta.
ISLI HIDI: Alki Larnaka nuk është ndër ekipet e mëdha të Qipros dhe ekipi i tij renditet në vendin e 12-të nga 14 ekipe që ka Divizioni A qipriot. Tetë gola ka pësuar Alki, ose 2 gola për ndeshje.
Samir Ujkani: Portieri i sapothirrur nga Italia nuk ka luajtur asnjë minutë me Palermon në Serinë A. Ekipi siçilian ndodhet në vendin e katërt, me vetëm një pikë më pak se Lacio, Interi e Udineze, të tria nga 13 pikë.
MBROJTJA
DEBATIK CURRI: Te Vorskla Poltava në Ukrainë i ka provuar rolet nga mesfusha te mbrojtja, por me Kombëtaren shqiptare është “salduar” në zemër të repartit të prapavijës. Te Voskla, me tre gola është golashënuesi më i mirë i ekipit. Vorskla ndodhet në vendin e 4-t me 5 pikë më shumë se Kribvasi i Bulkut (13 pikë).
ARMEND DALLKU: Një mbrojtës i fuqishëm dhe me cilësi mesfushori. Autori i golit të tretë në fitoren 3-0 kundër Maltës është titullar i padiskutueshëm dhe shpesh ka qenë në formacionin ideal të Vysha Ligës në Ukrainë.
KRISTI VANGJELI: Edhe pse me minuta jo të plota te Arisi i Selanikut në kampionatin grek, mbrojtësi korçar ka potencial të madh. Arisi i tij ndodhet në vendin e 9-të nga 16 ekipe që ka Superliga greke.
ELVIN BEQIRI: Vllaznia është duke bërë një sezon të sukseshëm. Pas pesë javë skuadra e Beqirit ndodhet në vendin e dytë me tre pikë më pak se Tirana e vendit të parë në kampionatin maksimal shqiptar. Beqiri kaloi një dëmtim të lehtë është e rikuperuar plotësisht.
ADMIR TELI: Shkodrani i Haccetepe në kampionatin turk është ndër të preferuarit e trajnerit Han. Skuadra e tij ndodhet në vendin e 15-të nga 18 ekipe që ka Superiga turke.
ENDRI VRAPI: Mbrojtësi i Elbasanit është ndër më të mirët e kampionatit shqiptar. Elbasani ndodhet në vendin e katërt në Superligë.
ANDI LILA: Një mbrojtës, por me dy gola është golashënuesi i dytë më i mirë te Tirana. Bardheblutë kryesojnë bindshëm kampionatin shqiptar.
MESFUSHA
KLODIAN DURO: Omonia Nikosia renditet i pari në Qipro, duke ndarë vendet 1-2 me Anorthosis Farmgusta. Në katër takimet e para ka marrë pikë të plota. Mesfushori shqiptar ka shënuar një nga tetë golat e Omonias. Duro ka shënuar : 3 gola në Kupën UEFA.
LORIK CANA: Kapiteni i Marsejës është ndër më të dalluarit te ekipi i tij, por Olimpiku ndodhet në vendin e tretë në kampionatin francez pas Lionit e Tuluzës. Historik goli i Lorikut në Ligën e Kampionëve kundër Liverpulit.
ERVIN SKELA: Fantazisti i përfaqësueses sonë ka zhvilluar një sezon me hope. Skuadra e tij Energi Kotbus ndodhet në zonën e rënies, pasi renditet e 16-ta nga 18 ekipe të Bundesligës gjermane.
ALTIN LALA: Kapiteni i Shqipërisë ndodhet në mesin e poshtë të renditjes me ekipin e tij. Hanoveri pas shtatë ndeshjes ndodhet në vendin e 7-të (2 fitore, 2 barazime, 3 humbje). Lala është akttivizuar në
JAHMIR HYKA: Anësori i avancuar edhe pse Mainc 05 ndodhet në vendin e parë të Bundesligën II gjermane, minutat e aktivizimit i ka të pakta. Gjithsesi, Hyka është ndër më të aktivizuarit me përfaqësuesen tonë: 180 të plota në dy ndeshjet zyrtare.
ANSI AGOLLI: Tirana e tij kryeson bindshëm kampionatin shqiptar. Ish-lojtari i Vas në Finlandë është dalluar për asistët e tij në golat e Memellit, Xhafës e Lilës. Profesionalizmi i tij në Superligë dallohet menjëherë.
ELIS BAKAJ: Minuta të pakta për shkak të dëmtimit dhe pezullimeve me Partizanin. Skuadra e kuqe është duke kaluar një moment të errët, duke u renditur e parafundit në Kategorinë Superiore, me po aq pikë sa Bylisi i vendit të fundit, nga 4.
ERVIN BULKU: Mesfushori shkatërrues i Kribvasit nuk është ende në rolin e titullarit të padiskutueshëm. Gjithsesi, Kribvasi falë dhe katër golave të Dorian Bylykbashit (4, por jo i thirrur në kombëtare) ndodhet në vendin e 9-të nga 16 ekipe që ka kampionati ukrainas.
SULMI
EDMOND KAPLLANI: Rekordmeni i golave brenda kualifikueseve të një edicioni të Kampionati Europian (5 gola) është alternativa e dytë në sulmin e Karlsuhes. Skuadra e tij renditet e 12-ta nga 18 ekipe të Bundesligës gjermane, me një pikë më shumë se Hanoveri i Lalës e katër më shumë se Energi e Skelës.
ERJON BOGDANI: Me golin kundër Maltës, Erjon Bogdani u ngjit në kuotën e pesë golave në eliminatoret e Kampionateve Botërore, duke u bërë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion. Kievo e tij ndodhet në vendin e 16-të nga 20 ekipe të Serisë A. Bogu i ka pasur minutat e pakta te skaudra e tij.
HAMDI SALIHI: Është më prodhimtari në këtë sezon futbollistik. Sv Ried ndodhet në vendin e gjashtë nga 10 skuadra që ka kampionati austriak. Nga 16 gola të shënuar nga skuadra e tij vetëm katër mbajnë firmën e sulmuesit shkodran. Sezonin e kaluar realizoi 12 gola, duke u renditur i katërti në Austri.
BESART BERISHA: Pritej të luante me Bërnlin në kategorinë e dytë angleze, por përfundoi i huazuar te Rozenborgu në Norvegji. Pas 23 javësh Rozenberg është i 4-ti, duke qenë dhjetë pikë pas vendit të parë të mbajtur nga Stabak (48). Tre gola mbajnë firmën e kosovarit impulsiv, autori i një goli kundër Anglisë B.
PORTA
Beqaj: Anorthosis (1*-14**, Qipro*** 1)
Hidi: Alki (12-14, Qipro 1)
Ujkani: Palermo (4-20, Itali 1)
MBROJTJA:
Curri: Vorskla (4-16, Ukrainë 1)
Dallku: Vorskla (4-16, Ukrainë 1)
Vangjeli: Aris (9-16, Greqi 1)
Beqiri: Vllaznia (2-12, Shqipëri 1)
Teli: Hacetepe (15-18, Turqi 1)
Vrapi: Elbsani (4-12, Shqipëri 1)
Lila: Tirana (1-12, Shqipëri 1)
MESFUSHA
Duro: Omonia (1-14, Qipro 1)
Hyka: Mainc (1-20, Gjermani 2)
Skela: Energi (16-18, Gjermani 1)
Lala: Hanover (7-16, Gjermani 1)
Cana: Marseja (3-18, Francë 1)
Bulku: Kribvas (9-16, Ukrainë 1)
Agolli: Tirana (1-12, Shqipëri 1)
Bakaj: Partizani (11-12, Shqipëri 1)
SULMI:
Kapllani: Karslruhe (12-18, Gjermani 1)
Bogdani: Kievo (16-20, Itali 1)
Salihi: Ried (6-10 Austria 1)
Berisha: Rozenborg (4-14, Norvegji 1)
1*: Vendi në kampionat
14**: Numri i ekipeve që ka kampionati
Qipro*** : Klasifikimi i kampionatit vendas
7 Tetor 2008