Zef Vlashi, piktura me vaj e tingujve të muzikës
Piktori 46-vjeçar nga Durrësi Zef Vlashi ka çelur kohët e fundit një ekspozitë personale në Spanjë. Për piktorin shqiptar kanë shkruar ndërkaq edhe gazetat lokale të La Korunjës, lokalitetit ku është çelur ekspozita. Vlashi jeton prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon krijimtarinë e tij artistike. Pikturat e ekspozuara në galerinë “Arte Imagen” janë të teknikës në vaj dhe vlerësohen nga kritika spanjolle si punë mes neoekspresionizmit dhe abstraktes. Në të 28 tablotë e piktorit Vlashi dominon motivi i muzikës. Diku një vajzë me violinë, diku disa muzikantë që dalin në rrugë për të fituar lëmoshë me muzikën, diku tjetër karnavale braziliane e diku instrumenta muzikorë, muzikantë të lumtur, ëndërrimtarë, të gëzuar apo të dështuar. Gjithçka e lidhur me muzikën si një metaforë por dhe si një këndvështrim origjinal artistik. Inagurimi i ekspozitës të veçantë është shoqëruar me interpretimin e disa arieve dhe pjesëve të ndryshme instrumentale.
7 Tetor 2008