E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Taivan", kërkohet blerja e tokës së zënë pa leje

18/02/2005  Ka ndërtuar mbi sipërfaqen e dhënë me leje

Pati dje debate të gjata mbi kërkesën e për blerjen e truallit të zënë mbi sipërfaqen e dhënë në lejen e ndërtimit për efekt rindërtimi të lokalit "Taivan" në Parkun Rinia. Kjo sipërfaqe është tokë shtetërore për këtë arsye çmimi i shitjes vendoset nga Këshilli Bashkiak. Firma e ndërtimit ka kërkuar që të legalizoj sipërfaqen shtesë, por për të arritur deri këtu duhet të fitoj pronësinë mbi tokën edhe të asaj sipërfaqe, pra duhet ta blejë. Njazi Kosovrasti, kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, deklaroi se kishte kërkuar disa ditë rresht që t'i paraqitej nga Bashkia ligjet, mbi të cilat do të bëhej ky legalizim dhe blerje, pra Ligji i Urbanistikës dhe rregullorja e shitblerjes. Por, megjithëse kërkesa e tij ishte e përditshme materialet nuk i ishin vënë në dispozicion, për këtë arsye u kërkua shtyrja e diskutimit të kësaj kërkese. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, sqaroi se kërkesën për këtë shitblerje e justifikonte me faktin se ndërtuesit kishin rikonstruktuar Parkun Rinia dhe kanë bërë shtarërvanin, ndërkohë që, ndërsa ngrihet një ndërtim, pas dhënies së lejes, Bashkia nuk mund ta kontrolloj këtë ndërtim, pasi s'ka njësi kontrolluese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›