E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, pse të zinjtë vrapojnë më shpejt

Kenianët janë të lindur për garat e gjata, xhamajkanët për ato të shpejtësisë

Në finalen e 10 mijë metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë morën pjesë 31 atletë, të cilët dukeshin si perlat e një zinxhiri, por në përfundim të garës 16 perlat e para ishin të zeza dhe 15 të dytat ishin të bardha. Nga ajo që po vërehet dukshëm në këtë botëror, dallohet dominimi në atletikën e lehtë, e veçanërisht në vrapim, të sportistëve me ngjyrë dhe në ato, në ato me karakter m shumë fizik, si hedhja e çekiçit, gjyles, etj, të atyre të bardhë.

KONTRASTI- Dominimi absolut në 100 metra i sprintierëve me ngjyrë, si për meshkuj ashtu dhe për femra, ka nxjerrë në pah një pyetje po shtrohet gjithmonë e më shumë forcë në botën e atletikës: përse këta dominojnë sportet e shpejtësisë, ndërkohë që janë të padukshëm në disiplinat teknike, si hedhje shtize, disku, çekiçi, apo gjyleje. Në këto të fundit dominojnë rusët, gjermanët, baltikët apo skandinavët. Asnjë afrikan nuk shihet me shtizë apo disk në dorë. Në fakt, kjo ka të bëjë me të dhënat trupore dhe më një serë kushtesh apo mundësish.

GJENETIKE - Të gjithë mund të vrapojnë, por kenianët apo etiopianët, duket se janë të lindur për gara të gjata, e xhamajkanët për ato të shpejtësisë. Shumë nga atletët më të mirë të kenias vijnë nga lugina Rift. Një grup prej 3 milionë njerëzish, te të cilët kushtet gjenetike dhe gjithashtu situata e jetës së tyre plotësojnë disa parakushte për të qenë vrapues potencialë të shkëlqyer.

KRAHASIMI - Psikologu suedez, Bengt Saltin, krahasoi vrapuesit nga Kenia dhe ata nga vendet skandinaver. Konkluzioni, sipas të dhënave të Saltinit, ishte se vrapuesit afrikanë kishin aftësinë të rigjeneronin energjitë shumë më shpejt. Acidi laktik, që ndikon edhe në lodhje e organizmit dhe muskujt, mblidhet në gjak më ngadalë të njerëzit me ngjyrë sesa te ata të bardhë. Ata i ndihmon edhe ndërtimi i trupit. Në krahasim me të bardhët, kenianët kanë 400 gram më pak mish në pulpat e tyre. Një vrapues, që ka në kavilje 50 gram më shumë, djeg një për qind më shumë acide. I njëjti fenomen ‘afrikan’ ndodh edhe me amerikanët me ngjyrë.

Ndërtimi i trupit

Disa studime shkencore tregojnë, se njerëzit me ngjyrë kanë kavilje me të mbushura, më pak dhjamë, vithe më ngushta, këmbë më të gjata, kofshë më të mëdha dhe pulpë më të lehtë sesa të bardhët. Edhe pse në Europë ka shkolla më të mira vrapimi, trajnerë më të zotë, pista perfekte vrapimi, nisur edhe parakushtet që gëzojnë njerëzit me ngjyrë, të bardhët preferojnë diskun, gjylen apo shtizën, aty ky praktikisht medaljet e fitojnë ata.

20 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›