E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat Olimpike kafsha parashikon Kinen

Le të jetë Majkëll Felpsi një gjigand. Pak rëndësi ka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dolën të premten të ishin të parët në renditjen e medaljeve në Londër 2012. Kemi këtu një kafshë të vogël të quajtur “Xhema”, e cila parashikon që do të jetë Kina fituese e Olimpiadës.
Kjo “Xhema” jeton në Rusi, në kopshtin zoologjik të qytetit të Tulës, në jug të kryeqytetit Moskë. Kafsha gjitare, që është e aftë të ushqehet edhe me mish, edhe me barishte, u bë e famshme për shkak se gjeti saktë se Spanja do ta fitonte kampionatin europian të futbollit.
Parashikimi me anë të kafshëve është bërë i famshëm të paktën që nga viti 2010 kur oktapodi Paul në Gjermani nisi të merrej me profesionin e orakullit, madje bëri disa gjetje të shkëlqyera.
Në kopshtin zoologjik në Tula të thonë se Xhema ka parashikuar edhe që Rusia do të dalë në vend të dytë në lojra. “Xhema ka parashikuar Rusinë për vend të dytë, të shohim nëse do të dalë e vërtetë, por duke u bazuar tek Euro 2012 saktësia e Xhemës është 100 për qind”, - shprehet.
Tashmë, Xhemës i kanë hapur edhe një adresë në Tëitter, nga ku mund t’ia bërë të ditur gjithë botës parashikimet e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›