E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla e Byrosë Parlamentare merr emrin “Pjetër Arbnori”

Autori i Lajmit: Redaksia
Salla e Byrosë Parlamentare të Kuvendit merr emrin e Pjetër Arbnori. Ceremonia e vënies së emrit është organizuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes të zotit Arbnori. Bashkëshortja Suzana Arbnori, dy fëmijët Justinë e Filip, miq, bashkëvuajtës të burgjeve komuniste, deputetë, intelektualë dhe studiues morën pjesë në ceremoninë zyrtare të emërtimit të sallës “Pjetër Arbnori”. Gjatë kësaj ceremonie kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pohoi se Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe antikomunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë. “Kjo sallë, ku dikur merreshin vendime kundër Pjetër Arbnorit dhe të gjithë atyre që spranuan kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori. Ai ishte një luftëtar i fjalës së lirë. Ishte një njeri me zemër të madhe dhe unë kam qenë jashtëzakonisht me fat që kam pasur mundësinë për ta njohur dhe për të punuar për tri legjislatura së bashku me zotin Arbnori, fillimisht si Kryetar Parlamenti dhe pastaj kemi punuar bashkë në ditë të vështira në kohën e opozitës”, - tha ajo, ndërsa e quajti Arbnorin si Mandelën e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit tha se ka shumë dorëshkrime të tjera që zoti Arbnori ka lënë pa botuar dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë çmund për ti botuar ato.

Ky lajm është publikuar: 20/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›