Sami Gjergji tërhiqet nga kandidimi për PD-në: “Nuk është vlerësuar kontributi im”
Presidenti Topi mbetet pa vota në Parlamentin e ardhshëm. Grupi i mbështetësve rrezikon mospërfaqësimin
Eljona Ballhysa
Një nga deputetët e Partisë Demokratike, i cili njihet si mbështetës i presidentit Bamir Topi, Sami Gjergji, ka deklaruar dje se tërhiqet nga kandidimi për PD-në. Biznesmeni Sami Gjergji është vendosur në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Durrësit në vendin e 9-të. Ky pozicion është i pafavorshëm për t’i garantuar atij fitoren në Kuvendin e ardhshëm. Në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, në qarkun e Durrësit dalin gjithsej 13 deputetë dhe pozicioni i 9-të në listë nuk ka shanse për të fituar mandatin e deputetit. Tërheqja e deputetit Gjergji nga kandidimi shënon rastin e parë të një kandidati që refuzon garën, ndërkohë që “tregon me gisht” përpjekjen e lidershipit të PD-së për të eliminuar atë që është quajtur nga kreu i PD-së, pakicën bllokuese të presidentit Topi në Kuvendin e ardhshëm. Tërheqja e Sami Gjergjit, por edhe postet jofavorite të mbështetësve të Topit, tregojnë qartë që në konfigurimin e Parlamentit të ardhshëm ish-numri dy i PD-së nuk do të ketë asnjë votë pro tij.
Deklarata
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sami Gjergji, i njohur si përkrahës i presidentit Topi dhe aktualisht i 9-ti në listën e selisë blu në qarkun e Durrësit, tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një deklaratë për mediat deputeti Gjergji akuzon për mungesë totale të vlerësimit të kontributeve të tij në Partinë Demokratike. “Duke parë zhvillimet më të fundit politike, por edhe garën brenda radhëve të PD-së, ku nuk jam ndier i vlerësuar, pasi kontributi im në këtë parti ka qenë në shkallën më të lartë. Për këtë arsye deklaroj se kam marrë vendimin për t’u larguar nga kjo garë politike. Të jesh apo jo pjesë e Parlamentit të Shqipërisë është bërë pjesë e debateve politike, por ajo që sot kërkohet është vlera e vërtetë ose kontributi real. Por kur kjo nuk vlerësohet apo anashkalohet, arrihet deri në dorëheqje”, - u shpreh ish-deputeti i PD-së Gjergji.
Grupi
Grupi i Mbështetësve të presidentit Topi në PD, të cilët Berisha i ka cilësuar si pakicë bllokuese, është vendosur në vende aspak të favorshme në listën e kësaj partie. Kështu, Gazmend Oketa është vendosur në vend të tretë në listën e Durrësit, ndërsa në vend të parë është vendosur deputeti Xhaferri. Ndriçim Babasi është vendosur në vend të tetë të listës së qarkut të Durrësit, duke e vështirësuar në maksimum fitoren e tij. Ndërsa Sami Gjergji ndodhej në vendin e nëntë të listës së qarkut të Durrësit. Bujar Leskaj, një tjetër deputet i njohur si mbështetës i presidentit Topi, është vendosur në vend të shtatë në listën e qarkut të Vlorës. Ndërkohë që Bujar Leskaj është vlerësuar për fitoren që i dha PD-së pas shumë kohësh në qarkun e Vlorës, që njihet si bastion i së majtës. Nga ana tjetër, në listën e PD-së janë përjashtuar disa figura me kontribute në parti vetëm për shkak të qëndrimit kritik ndaj lidershipit apo disa vendimeve të qeverisë “Berisha”. Jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit kanë mbetur deputetët Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Baki Shehi, Blerim Çela, Engjëll Cara, Genc Juka, Gëzim Karapici, Gilman Bakalli, Mevlan Xhindoli, Pal Dajçi, Rahim Kaleci, Rexhep Uka, Sali Shehu, Shkëlqim Ziri, Spartak Ngjela e Ylli Pango. Moskandidimi i gati 40% të Grupit aktual Parlamentar të PD-së tregon përpjekjen e lidershipit të PD-së për të larguar zërat kritikë si dhe për të shmangur mundësinë e krijimit të klaneve, apo lëvizjeve të mendimit ndryshe në PD.
21 Maj 2009