E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti- Sot Shefer lexon ftesën e Shqipërisë në NATO

Bukuresht- Ka nisur sot dita e dytë e samitit të NATO-s në Bukuresht dhe pritet që vendi ynë të përjetojë momentin historik të anëtarësimit në mënyrë zyrtare. "Sot pritet të merren vendime të rëndësishme që do t'i japin formë të ardhmes së aleancës dhe sigurisësë vendeve tona"- deklaroi Shefer, sekretari i përgjithshëm i NATO. Në orën 10 : 30 pritet hapja e mbledhjes solemne nga shefi i NATO Shefer, i cili do të lexojë dhe ftesat për anëtarët e rinj të aleancës. Për momentin nuk ka ndonjë informacion më shumë, lidhur me ditën e dytë të samitit, përveç faktit që Maqedonia nuk mund të anëtarësohet për shkak të konfliktit të emrit dhe nuk dihet se çdo të ndodhë me këtë shtet për shkak të vetos greke. Për vendet që do të marrin zyrtarisht ftesën do të organizohet një ceremoni e veçantë. Ndërkohë që kuvendi shqiptar do të ketë mundësi të ndjekë ditën e dytë te samitit nëpërmjet një ekrani të madh ne sallën e parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›