E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i BE, aprovohet paketa 120 miliardëshe

Arritjen e marrëveshjes e bëri me dije shefi i Këshillit Europian, Herman van Rompuy, ku ndër të tjera informoi se vazhdojnë bisedimet në Bruksel për të bindur Italinë dhe Spanjën për të nënshkruar marrëveshjen, pas kërkesës së tyre për të ulur kostot e huamarrjes.

Paketa e re që u miratua për rritjen ekonomike, shpallur nga Kreu i Këshilli të BE-së, Herman Van Rompuy, përmban brenda saj:

- Nxitjen e kapitalit prej 10 miliardë eurosh për Bankën Evropiane të Investimeve, që pritet të rrisë kapacitetin e përgjithshëm të kreditimit nga 60 miliardë euro.

- Shenjëstrimi i 60 miliardë eurove të fondeve të papërdorura strukturore për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të krijojë vende të reja pune.

- Nisjen e një projekti pilot të bonove të BE-së me vlerë 4.5 miliardë euro për përmirësimin e infrastrukturës, duke u përqendruar tek energjia, transporti dhe prodhuesit e gjerë.

Eurozona po kërkon që deri në fund të vitit të krijojë mekanizmin që do të lejojë rikapitalizimin e drejtpërdrejtë të bankave përmes fondeve të shpëtimit, deklaroi Van Rompuy.

''Me këtë mekanizëm stabilizues evropian do të krijohen të gjitha mundësitë që bankat të rikapitalizohen drejtpërdrejt'', tha ai.

Van Rompuy shtoi se liderët e eurozonës kanë rënë dakord edhe për krijimin e mekanizmit të përbashkët evropian për monitorimin e bankave.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-29 11:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›