“Samiti, sinjal për qetësimin e tregjeve”
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel tha të dielën se samiti i liderëve të eurozonës në Paris ishte “ekstremisht i rëndësishëm” dhe do të dërgonte një “sinjal shumë të rëndësishëm” për qetësimin e tregjeve. “Ky takim do të vendosë mbi një veprim të përbashkët të koordinuar në eurozonë, në mënyrë që çdo vend, gjatë ditëve të ardhshme të zbatojë masat për stabilizimin e tregjeve financiare”, tha Merkel para gazetarëve, ndërsa mbërriti për takimin e liderëve në pallatin presidencial, “Elysée” në Francë. Një ditë më parë, Merkel u takua me Sarkozi për të diskutuar mbi mundësin e zbatimit t planit britanik të shpëtimit financiar, i miratuar pak ditë më parë nga qeveria ‘Braun’. Merkel deri tani është shprehur kundër një pakete të përgjithshme investimi, si ajo e planit amerikan, pasi sipas saj çdo qeveri duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e veta.