E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi para samitit

 

Përpara nisjes së samitit, Nikola Sarkozi ka zhvilluar një takim paraprak me kreun britanik Gordon Braun, presidentin e KE-së, Hose Manuel Barroso dhe Jean-Claude Juncker, kryeministri i Luksemburgut dhe shefi i ministrave të Financës së eurozonës, si dhe guvernatorit të Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet. Britania nuk është anëtare e bllokut të monedhës së përbashkët, por zyrtarët francezë thanë se ai do t’u adresohet 15 homologëve të tij për të paraqitur planin e tij mbi mbrojtjen e bankave britanike. Qeveritë evropiane duket se kanë rënë dakord të ndjekin planin e Britanisë. Qeveria britanike ka hequr mënjanë  250 miliardë paund, (315 miliardë euro) për garantuar planin e shpëtimit të bankave, që duket mjaft efektiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›