E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchezin transferohet tek Barcelona

Barcelona e Udinese kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Këtë e ka konfirmuar Gino Pozzo, i biri i kreut të Udineses, Giampaolo Pozzo. "Marrëveshja me Barcelonën për Sanchezin është arritur", ka thënë Gino Pozzo.

Sacnhez, 22-vjeçar ishte shënjestra kryesore e Barcelonës për verën. Bisedimet mes Barcelonës dhe Udineses për Sanchezin kanë zgjatur shumë.

Udinese kishte kërkuar 50 milionë për Sanchezin, mirëpo kjo shumë është ulur. Barcelona do t`i paguajë Udineses fillimisht 27 milionë euro, mirëpo kjo shifër mund të rritet deri në 43 milionë euro, varësisht nga përformanca e sulmuesit kilian.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›