E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santanderi shpartallon Atletikon e Madridit

Santanderi arriti të shkatërrojë me rezultatin e thellë 5-1 ekipin e Atletikos së Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit spanjoll. Më këtë fitore skuadra e Santanderit konsolidon pozitat e saj në mesin e artë të klasifikimit.

Salas i kalon vendasit në avantazh që në minutën e 9-të të takimit. Garay dyfishon shifrat për Santanderin 5 minuta më vonë.

Në minutën e 38-të Tchite shënon golin e tretë, duke i dhënë mjaft siguri skuadrës së tij. Me rezultatin 3-0 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.

Në minutën e 62-të Diego Forlan shkurton shifrat në 3-1 pas ekzekutimit të saktë të një penalltie.

Vetëm tre minuta më vonë Santanderi reagon mjaft mirë, duke shënuar golin e katërt me anë të Munitis. Kroati Zigiç shënon edhe golin e pestë tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore skuadra e Santanderit ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke u renditur në vendin e 11-të. Atletiko arrin të ruajë vendin e 7-të, duke koleksionuar 39 pikë në këto 32 javë.
-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›