Do të qeverisim me koalicionin që kemi
02/05/2009 Kreu socialist Edi Rama mban peng listat e deputetëve deri në limite
Përgjigje Metës për bashkëpunimin para dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit
Lidershipi i Partisë Socialiste dhe tani në vigjilje të zgjedhje parlamentare mban pezull dhe të papërcaktuar strukturën e listës së kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë këtë parti në garën elektorale. Jo vetëm që nuk jepet asnjë sinjal për përfaqësim apo përjashtimin e një apo disa figurave të kësaj partie, por vetë kreu socialist refuzon të japë ndonjë detaj lidhur me kriteret mbi të cilat do të hartohen këto lista. Kështu, gjatë një interviste televizive kryetari i PS-së Edi Rama ka vijuar po në këtë linjë, duke i mëshuar me forcë së njëjtës ide se publikimi i kësaj liste do të jetë vetëm në kohën e duhur, duke marrë në këtë mënyrë si limit kohor pikërisht atë çfarë përfaqëson Kodi Zgjedhor mbi këtë çështje. “Lista e kandidatëve për deputetë të PS-së do të shpallet në çastin e duhur, nuk është ky çasti i duhur”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. E duke mbajtur po të njëjtën linjë ecurie të zhvillimeve në këtë fushatë elektorale, Rama preferoi të mos bënte përjashtime për asnjë emër apo figurë pjesëmarrëse apo jo në jetën politike, përfshirë këtu dhe ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano. Po kështu për të gjithë ato emra, eksponentë në PS, Rama preferoi të japë një përgjigje evazive: “Nuk jam në pozitën që mban një regjistër mungesash, mund të them se në projektin tonë nuk mungon askush dhe projekti ynë është i hapur për të gjithë”, - th a ai. Por referuar një tjetër momenti jo pak i rëndësishëm për këtë fushatë, konkretisht te bashkëpunimi me PS-LSI para apo pas zgjedhjeve të përgjithshme, kreu socialist preferoi t’i japë një përgjigje të prerë dhe të qartë. “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë koherent, ndarja me një epokë dhe hapja e një epoke të re.
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me koalicionin që kemi dhe do të qeverisim po me të”, - vuri në dukje Rama, duke i kthyer kësisoj përgjigje negative ftesës së Metës për një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy partive, dhe kjo si përpara zgjedhjeve të 28 qershorit dhe pas tyre.
Ndërkohë, duke iu kundërpërgjigjur zërave që kanë vlerësuar negativisht rrugëtimin nëpër Shqipëri, Rama vlerësoi se “banaliteti i politikës së bulevardit është një bashkudhëtar yni dhe s’kemi arsye të humbim pas tij. Ajo që them unë se këto 18 muaj kanë ndryshuar shumë çka brenda meje në raport me politikën dhe në raport me sensin me misionin që kam marrë përsipër. Kam mundur të shoh nga afër varfërinë, ta prek papunësisnë, ta ndjej forcën shtytëse të pamundësive që jetojnë njerzërit, kam mund të përjetoj përjashtimin shoqëror që gjenden 100 mijra familje shqiptarë, kjo i ka dhënë një përmasë të re politikës sonë në opozitë, dhe do ti japë një përmasë të re qeverisjes sonë të së nesërmes”. Gjithashtu, ndalur në qeverinë e re të pas 28 qershorit, Rama përjashtoi mundësinë e ndarjes mes mandatit të deputetëve dhe ekzekutivit.